Sot në emisionin Zululandin tema e dikutimit ishte ishte lista e kandidatëve që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpalli për zgjedhjet e 25-qershorit.
Për të analizuar këtë listë të ftuar në studio ishin dy gazetarë, Robert Rakipllari, dhe Enkel Demi të cilët u shprehën të habitur për listën e propozuar nga kreu i Partisë Demokratike.
Rakipllari u shpreh se Lulzim Bashës mund t’i kërkojë llogari kushdo, por jo humbësit e 2013 duke ju referuar kështu Jozefina Topallit, Ridvan Bode, Arben Imami etj, të cilët janë jashtë kësaj liste.
“Jozefina Topalli është një figurë artificiale e krijuar nga Sali Berisha dhe nuk ka ndonjë vlerë politike”- theksoi Rakipllari.
Ndërsa, Enkel Demi e kundërshtoi këtë gjë duke thënë se nuk mund të zerosh vlerat politike të disa personave që kanë mbi 20 vite në politikë të cilët nuk e mbështesin listen dhe kjo tregon sipas tij, që nuk i ke bërë llogaritë mirë ose ke patur një mllef ndaj njerëzve që të kanë kontestuar në këtë rrugëtim.
Kurse Mustafa Nano u shpreh se Partia Demokratike duhet deberishizuar dhe jo dejozefinizuar.
Kur lexoj disa të vetëquajtur analistë të mediave tona më kujtohen vargjet e Shqefet Musarajt tek Epopeja e Ballit Kombëtar,u ngrit bujku dhe i thotë beut,ku ishe ti bej efendi kur unë luftonja për Shqipëri.Jeni si thotë populli ma të Zi se vet politika.