VOAL – KEJP KANEVARAL – Një raketë pa ekuipazh e kompanisë SpaceX shpërtheu vetëm disa minuta pas lëshimit të djeshëm nga baza në Kejp Kanaveral në Floridë të Shteteve të Bashkuara.
Kjo shënon pengesë të madhe për kompaninë e cila është themeluar nga magnati i Internetit Elon Musk, raporton AFP nga Majami.
Ky zhvillim i papritur i shton shqetësimet për dërgimin e ushqimit dhe pajisjeve të tjera për astronautët që jetojnë në orbitë.
Ky ishte lëshimi i 7-të i raketës së kompanisë SpaceX deri tash.
Disa minuta më vonë, komentatori i kompanisë SpaceX, George Diller, tha se “atje ishte një lloj i anomalisë”.
Komentet