VOAL – Coop ka regjistruar muajve të shkuar një rënie të ndjeshme të veprimtarisë në rajonet kufitare, sidomos falë forcës së frangut.
“Gjashtëmujori i parë ishte shumë i vështirë,” pohon nënpresidenti i grupit në një intervistë për disa gazeta zvicerane, ku deklaron: “Filialet tona në Bazel, Gjenevë dhe Tiçino vuajnë më shumë, momenti më i keq është fundjava.”
Për ta përballuar koniunkturën e vështirë, kjo kompani parashikon një ulje çmimesh me vlerë 10 milionë franga në vit. Nuk janë parashikuar shkurtime të vendeve të punës. ats
Komentet