Autorja Raimonda Belli Gjencaj vjen me romanin e ri “Shtatë shpirtrat e Terezës”, publikuar nga shtëpia botuese ALBDESIGN.
Gazetare dhe Përkthyese Zyrtare, Raimonda Belli Gjencaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1977.
Ka punuar si gazetare në revistën “Shqiptarja e re” (1977-1990) e më pas në Akademinë e Shkencave, në sektorin e Enciklopedisë për Kulturën (1990-1993); bashkëpunëtore e Radio – Televizionit Shqiptar si autore emisionesh, pjesësh teatrale për fëmijë, autore skenarësh televizive, duke qenë ndërkohë edhe moderatore në Radio dhe Televizion (1973-1989).
Është autore e tregimeve dhe novelave të botuara në shtypin letrar të kohës si: gazeta “Drita”, revista “Nëntori” dhe në revistën “Shqiptarja e Re”.
Nga krijimtaria për fëmijë spikatin librat: “Duduqi që kërkonte kushërinj” dhe “Kukulla Blerta udhëton drejt detit”.
Është autore e romaneve : “Epitafi i Fundit” dhe “Butonat prej platini”, që publiku i ka përcjellë me shumë interes.
Raimonda Belli Gjençaj është fituese e çmimit letrar të dhënë nga Ambasada Spanjolle, ne vitin 2009, për tregimin me titull: “Lot në oqean”.
voal.ch i uron autores suksese për librin e ri dhe plot libra të tjerë.
Komentet