Sulmi i Kryeministrit shqiptar ndaj gazetarëve të emisionit Report si dhe fjalët e Kryeministres Meloni e cila mori në mbrojtje kryeministrin Rama duke e quajtur linçim investigimin e bërë ndaj Shqipërisë, ka shkaktuar debate të forta politike e publike në Itali e është vënë në vëmendje të mediave e agjencive të huaja në Itali, të cilës i janë bashkuar raste të tjera që janë regjistruar gjatë muajve të fundit në Itali e që prekin çështje së lirisë së medias e pavarësisë së profesionit të gazetarit.
Drejtuesi e drejtori i programit Report, Sigfrido Ranucci, ka zhvilluar sot një konferencë shtypi me gazetarët e huaj e i shoqëruar nga Drejtuesi i sindikatës së gazetarëve Daniele Macheda e nga drejtuesi i Federatës Kombëtare të Medias italiane Vittorio Di Trapani.
Gazetari Sigfrido Ranucci ekskluzivisht për Syri TV i ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta që publiku shqiptar ka shprehur gjatë ditëve të fundit, mbi vijimin e reportazhit investigues mbi Shqipërisë e pse ai nuk është transmetuar ashtu siç u premtua një javë më parë?
A jeni censuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama?
Ranucci: Jo asnjë censurë e gjatë këtyre ditëve jam përpjekur t’i përgjigjem në rrjetet sociale dhe interesit të lartë të publikut shqiptar. Asnjë censurë.
Pse nuk u transmetuar vazhdimi i reportazhit investigativ mbi Shqipërinë Shqipërinë?
Ranucci: Po punojmë për t’u rikthyer me materiale të tjera më të thelluara në analizën e nevojshme e duke respektuar kohën televizive. kemi respektuar disa investigime të tjera që kanë prioritet pasi për pak hymë në fushatën elektorale të zgjedhjeve evropiane e duhet të respektojmë dhe par situatën politik.
Puntata mbi Shqipërinë do të jepet rregullisht shumë shpejt. Nuk kemi pasur presion. Shumë na kanë kritikuar, dhe vetë Kryeministrja Meloni që e ka quajtur reportazhin tonë “një linçim ndaj popullit shqiptar”.
Dua ta ritheksoj, asnjë linçim madje siç e provuan dhe sondazhet në Shqipëri, 84% e publikut shqiptar mendon se faktet e këtij reportazhi janë të vërteta.
Ajo që më vjen keq është se si një Kryeministre italiane nuk ka besim në një televizion publik i shtetit italian.
Brenda muajit do të transmetojmë puntatën e radhës së Report mbi Shqipërinë
A keni biseduar me Ramën?
Ranucci: Kam kontaktuar me mesazhe me të.
A do të realizoni një intervistë televizive me KM shqiptar me kushtet që ai ka kërkuar, live e jo e montuar?
Intervista me KM shqiptar do të respektohet si kreu i një qeverie e siç respektohet çdo kush që intervistohet nga Report. Nëse ai do pranojë intervista do të respektojë formatin e Report, mendimi i tij do të përcillet ashtu siç e shpreh, në mënyrë integrale e nuk do të bëjmë prerje të…, i shkruan ai, janë të certifikuara koncepteve e përmbajtjes që ai do përcjellë.
Si komentoni akuzat e Ramës se investigimi juaj është fals mbi Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë… janë jo të vërteta?
Ranucci: Ne kemi përgjigjet e Agaçit, janë të certifikuara siç na i ka përcjellë, Ne bëjmë punën e nuk kemi bërë akuza por kemi sjellë kontekstin e gjithçkaje. Nuk kemi goditur përgjithësisht, por kemi dhënë emra e mbiemra të politikanëve të përfshirë në ngjarjet e korrupsionit. Trasparency International ka dokumentuar Shqipërinë si vend i përfshirë në ngjarje të rënda korruptive.
Një komenti i juaji si gazetar pse dhe si e shihni mbrojtjen që Kryeministrja Meloni bëri ndaj homologut të saj shqiptar?
Ranucci: E shoh si solidaritet mes kryeministrave, ashtu siç kemi ne gazetarët me njëri-tjetrin./Alba Kepi/