Ragip Xhaka, babai i Taulantit, ka bërë të ditur se mesfushori i Bazelit do t’i mbetet besnik kombëtares shqiptare
Taulant Xhaka pritet ta refuzojë përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori i Bazelit do t’i mbetet besnik kombëtares shqiptare.
Këtë e ka konfirmuar babai i lojtarit, Ragipi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Zvicrës dhe Shqipërisë.
“Taulanti e ka zgjedhur Shqipërinë dhe do të rrijë me Shqipërinë. Ai nuk do ta tradhtojë kurrë Shqipërinë”, ka deklaruar Ragipi për Panorama Sport.
Kurse, ditë më parë Granit Xhaka ka konfirmuar se nuk do të luajë për Kosovën, por do t’i mbetet pjesë e Zvicrës.
Këtë kanë paralajmëruar se do ta bëjnë edhe Valon Behrami e Xherdan Shaqiri.

Komentet