Kreu i Antikorrupsionit në Itali, Raffaele Cantone ka mbajtur një fjalim ditën e sotme në Universitetin e Firences ku ka folur për korrupsionin gjerë e gjatë. Ai nuk ka harruar pa përmendur edhe Shqipërinë.
Sipas tij, ka politikanë dhe deputetë italianë që kanë marrë diploma me para në universitetet shqiptare. Sipas tij, janë këta njerëz që e mbajnë peng Italinë dhe që induktojnë korrupsion në sistemin e saj. “Kemi parë parlamentarë që tundin diplomat e blera në Shqipëri.
Këta janë po të njëjtët që kanë investuar për korrupsionin dhe ne e dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Ata e kanë vendin në burg”, është shprehur Cantone.
Komentet