MADRID – Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ka thënë se të gjithë janë të vetëdijshëm se ky sezon nuk ishte i mirë për të, duke shtuar se duhet të jetë më i durueshëm për të arritur rezultate më të mira.
Sipas mediave spanjolle, Nadal ka vendosur të marr pjesë në turenun ATP në Hamburg, të cilin e filloi me fitore. Në raundin e parë ai mundi Fernando Verdasco me 3:6; 6:1 dhe 6:1.
“Kjo është një fitore e rëndësishme në aspektin psikologjik dhe emocional. Është e rëndësishme që ndeshja të përfundojë më mirë nga fillimi. Jam i kënaqur me mënyrën se si arrita të kthehem dhe të fitojë”, tha Nadal.
Ai pranon se ky vit nuk ishte i mirë për të, duke shtuar se në sport çdo gjë është e mundur.
“Ky vit nuk ka qenë i mirë dhe kjo është e qartë, por e gjitha është sport. Unë punoj shum dhe jam i motivuar, pres për momentin tim”, tha Nadal. aa
Komentet