Mijëra qytetarë janë mbledhur në protestën e dytë kombëtare kundër rritjes së çmimeve.
Të shumtë në numër në këtë protestë, janë edhe pensionistët, të cilët duket se janë edhe shtresa më e prekur nga rritja e çmimeve të kohëve të fundit.
Disa prej tyre, duke folur për mikrofonin e SYRI TV, janë shprehur edhe për paketën e krizës së Edi Ramës dhe shumë prej 30 mijë lekësh të vjetra që ka dhënë ai për pensionistët.
‘Ai 30 mijë lekëshi i vjetër më revolton më shumë, ai është tallje, nuk mund të tallet. Ne nuk kemi nevojë për lëmoshë’, është shprehur njëri prej tyre.
Edhe një tjetër prej protestuesve i është bashkuar këtij mendimi, duke shprehur se janë më të prekurit dhe se pensioni nuk po i del për të blerë asgjë. syri.net
Komentet