Këtë reagim, Krasniqi e ka bërë pas një statusi të djalit të Ukshin Hotit, Andini, i cili ka thënë se Kadri Veseli nuk dorëzohet derisa për Vetëvendosjes ka thënë se po tentojnë të marrin pushtetin me dhunë.
Sidoqoftë, deputeti i VV’së ka thënë se Andini duhet t’i tregojë një thënie të Ukshin Hotit se si kishte thënë se politikanët e Kosovës s’duhet të zhvillojnë luftë për pozitën e tyre në Kosovë por pozitën e Kosovës.
Reagimi i Frashër Krasniqit:
Është shumë dëshpëruese gjendja e Andin Hotit. Me e pasë babë intelektualin më të madh shqiptar, Ukshin Hotin, e me ra në deregje që idoll me e pasë kriminelin më të madh në Kosovë, Kadri Veselin – nuk ka ku shkon ma poshtë.
Me e pasë babë intelektualin më të madh shqiptar, Ukshin Hotin, e me i dal në krah Blerand Stavilecit që e ka zhytë në korrupsion secilën ministri që e ka drejtu, është dëshpërim i madh. Blerand Stavilecin që mendon se fëmijë duhet të lindin vetëm ata që kanë pasuri.
Mirëpo, për dallim prej Blerandit që veç skuqet e shpifë, Andini e paska pranu që Dardani po i djegë fort Klanit Pronto :).
Andin, tregoja të lutem Kadri Veselit, i cili për pozitë të vetën personale e ka bllokuar gjithë jetën institucionale, këtë thënie të Ukshin Hotit: “Politikanët e Kosovës duhet të zhvillojnë luftë parimore për poziten e Kosovës dhe jo për poziten e tyre në Kosovë.”Express
Fatkesisht nuk paske trashegu shum gjene te babait tend,e per intelekt mos Te folem,sygjerimi im esht mos und deklaro se je djali in ukshin hotit se esht Marre per ty,