Qumeshti i mëmave është produkti i sistemit të gjëndrave të nofullave (mandibulare ) dhe të faringut të bletëve të reja 612 ditëshe, me të cilën ushqehet mëma e bletëve, që nga periudha larvare deri në fund të jetës së saj, si dhe larvat deri triditore të bletëve punëtore dhe meshkujve.
Qumështi i mëmave i filtruar shumë mirë dhe i pasuruar shumë me sekrecionet e gjëndrave të bletëve të reja punëtore. Përberja kimike: Karbohidratet Sheqernat ndeshen mesatarisht në masën 14 % .
Prej tyre mbizotërojnë glukoza dhe fruktoza që janë në raport 1:1. Proteinat Përmbahen në masn 13% . Në sasi t madhe gjejm aminoacide, si në gjendje të lirë ashtu edhe të kombinuar ,pikerisht nga përmbajtja e lartë e tyre dallohet qumështi i mëmave nga produktet e tjera të bletarisë ,prandaj dhe efekti i tij në mjekësi është mjaft i madh. Në të ushqyerin e njeriut janë të pazëvendësueshme aminoacide si: leucin, izoleucin, lizin, metionin, threonin, fenilalamine, triptofan dhe valinë, të gjitha këto i gjejmë në sasi të madhe në qumështin e mëmave.
Përveç këtyre ai përmban dhe acidet: asperginik ,glutaminik ,si dhe alanin ,cistin ,histidin,arginin, glicin, serin, tirozin, taurin, etj, në sasi më të vogla. Yndyrnat i gjejmë në një sasi prej 5 % .
Ndër yndyrnat me sasi më të madhe janë acidet hidrotransdecenik dhe ketotransdecenik që janë treguesit e natyralitetit të qumështit të mëmave në standartet e tij .
Lëndët minerale Qumështi i mëmave është një nga produktet që shquhet në këtë drejtim ,ndër më kryesoret përmendim kalcium ,fosfor ,squfur ,baker ,hekur , kalium, sicilium.
Vitamina Kompleksin e vitaminave B(nga B1B9) nga vitaminat e tjera gjejmë A,C,D,E Qumёshti i bletёs ndihmon shumё tek fёmijёt nё periudhen e rritjes si dhe personat qё sapo kanё dalё nga sёmundje tё gjata dhe kanё humbje tё fuqisё si dhe dobёsi tё pёrgjithёshme.
Komentet