Ja cilat janë gjendjet shëndetësore në të cilat ka ndikim pozitiv dafina:
-Dobësi dhe energji e ulët, -Cistet, -Spazmat, -Simptoma primenstruale,
-Dhimbje koke dhe migrenë, -Artritin, -Depresionin, -Nervin shiatik,
– Infeksione të lëkurës, -Dhimbjet muskulare, -Fryrjet abdominale, – Kontraktimet në muskujt dhe nervat.
Mënyra për të përfituar nga secilat nga përfitimet që mund të ofrojë dafina është e thjeshtë. Filloni pini çajin e përftuar nga gjethet e saj, në mënyrën e mëposhtme:
Përbërësit: 30 gram gjethe të thata dafine, -ujë.
Procedura dhe përdorimi: Vloni ujë në një enë dhe hidhni sipër gjethet e thata. Pas disa minutash hiqeni nga nxehtësia, mbulojeni me tenxhere dhe lëreni të ftohet.
Është e mirë ta pini këtë çaj esëll në mëngjes dhe në mbrëmje para gjumit.
Që në lashtësi, besohej se perënditë kishin derdhur një lumë bekimesh mbi dafinën duke e bërë atë mbretëreshën e shëndetit të mirë. Lëngu i dafinave është padyshim një tonik i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm me një ndikim të fortë në stomak, kyçe dhe muskuj.
Vlerat shëndetësore të lëngut të dafinave përfshijnë: aftësinë për të pastruar organizmin, ngadalësuar plakjen, përshpejtuar shërimin e plagëve, mbrojtur trupin nga bakteret, menaxhuar diabetin, përmirësuar shëndetin e zemrës, zbutur inflamacionin, zgjidhur problemet me frymëmarrjen dhe gjallëruar tretjen.
Përgatisni lëngun tuaj të dafinave në shtëpi, duke përfituar maksimalisht prej vlerave të tonikut.
Lëngu i dafinave në kushtet e shtëpisë:
4-5 gjethe të thata dafine
1 shkop kanelle
1 litër ujë
Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta. Lëreni ujin të ftohet përpara se ta pini.
Vlerat shëndetsore të dafinës:
Shëndeti tretës: Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup.
Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara.
Problemet me frymëmarrjen: Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë.
Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.
Përmirëson shëndetin e flokëve: Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine. Lagini gjethet në ujë dhë fërkoni skalpin e kokës pas larjes. Përbërësit kimikë të dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë.
Kundër inflamacionit: Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është aftësia për të pakësuar inflamacionin në organizëm. Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element unik të njohur si parthenolide që redukton irritimin në kyçe ose në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti.
Shëndeti i zemrës: Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik dhe rutin, dy substanca që i përmirësojnë shëndetin e zemrës. Rutini forcon kapilarët e gjakut në zemër ndërkohë që acidi kafeik largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.
Ankthi dhe stresi: Dafina ka një efekt lehtësues dhe qetësues. Së bashku me trumzën, borzilokun dafina ka në përmbajtjen e saj linalool një substancë që ul hormonet e stresit në organizëm.
Hormonet e stresit që çlirohen në një përiudhë afatgjatë janë të dëmshme për trupin. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese.
Kundër diabetit: Gjethet e dafinës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve diabetike. /Marrë nga AgroWeb.org
Komentet