Pas dajës së Ajolës, del në skenë vjehrra pensioniste e Erion Veliajt, nëna e Ajola Xoxës, Valbona.
Familja e Erion Veliajt, pas ardhjes së këtij të fundit në krye të Bashkisë Tiranë dhe marrjes së mandatit të dytë nga Rilindja, shtojnë bizneset kryesisht në fushën e artit dhe kulturës. (LEXO KETU)
CNA ka kryer një investigim në lidhje me një tjetër person të familjes së Erion Veliajt.
Pas dajës së Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, ku CNA zbuloi se ai dhe bashkëshortja e tij zotëronin dhe drejtonin një sh.p.k. dhe një OJF, e cila ishte paguar nga Bashkia e Tiranës, po sjellim një tjetër rast.
CNA ka mundur të zbulojë se jo vetëm Ajola Xoxa dhe daja i saj merren me art dhe kulturë, të cilët lidheshin edhe te sh.a. “Botimet Enciklopedike”, në të njëjtën fushë shfaqet edhe nëna e Ajolës dhe vjehrra e Erion Veliajt.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga QKB-ja, rezulton se vjehrra pensioniste e kryebashkiakut Erion Veliaj, zonja Valbona Xoxa, ka themeluar kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021.
Deri këtu nuk ka asgjë jonormale, kushdo, në çdo moshë, mund të hapë biznese e të ushtrojë aktivitete kulturore e tregtare.
Sipas të dhënave zyrtare, adresa e kompanisë së themeluar nga vjehrra e zotit Veliaj është në Njësinë numër 5, rruga “Brigada e VIII”, në katin e dhjetë të një pallati.
Adresa e email-it e deklaruar në QKB është “[email protected]” e kompanisë së Ajola XOXËS.
Sipas të dhënave, kompania ka për objekt:
Shoqëria ka për objekt ushtrimin e veprimtarive të ndryshme në fushën e botimit, artit dhe kulturës, në fushën sociale dhe në atë edukuese dhe në fushën e turizmit.
Valbona Xoxa bëhet personi i tretë nga familjarët e bashkëshortes së Erion Veliajt që thuajse në të njëjtën kohë hapin kompani në fushën e artit dhe kulturës. Pas Ajolës, janë daja dhe nëna e saj që fillojnë të ushtrojnë aktivitete të ndryshe duke fituar dhjetëra mijëra euro në muaj.
Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021.
Të dhënat në QKB
Shumë “e talentuar” për biznes dhe ndoshta e vonuar në hapjen e tij. Një pensioniste që shkëlqeu menjëherë si biznesmene duke lënë në hije ish-mësuesen në lice.
Por 20 mijë eurot ishin për dy muajt e 2021-shit, sepse subjekti “AVA STUDIO” për vitin 2022 arrin të ketë një fitim neto 110.000 euro.
Edhe Valbona Xoxa merr të njëjtin vendim që fitimin ta hedhë në investim njësoj si vëllai i saj.
Shkëlqimi vijon edhe më tej, klientë e fonde që derdhen lumë për zonjën Valbona Xoxa, e cila po ia kalonte edhe vajzës së saj Ajolës, që nuk duket të jetë kaq e suksesshme në fushën e artit e kulturës sa nëna dhe daja i saj, të cilët i kanë fitimet vjetore me bet 100 mijë euro me kompani të sapothemeluara. Super të talentuar, por të vonuar në çeljen e aktiviteteve.
Nuk dihet ende se kush janë klientët e vjehrrës se Erion Veliajt dhe çfarë lidhje me persona të tretë kanë me dhëndrin apo vajzën.
Vjehrra e pasur e Veliajt
Zonja Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, përveç rrogës mujore që merr si administratore e kompanisë “AVA STUDIO”, si biznesmene e suksesshme rezulton se merr minimalisht 10.000 euro fitim në muaj duke ofruar shërbimet në art e kulturë, si vajza e saj Ajola, që është kuratore arti, por nuk ka mundur të ketë suksesin financiar të nënës dhe dajës së saj./ CNA