Një Qindkëmbësh thotë: – Këtë mëngjes,
I kam numëruar këmbët, kam vënë re
se ishin vetëm nja tridhjetë!
Nuk e kuptoj se si
E kam këtë emër
kur numri i këmbëve nuk është i vërtetë…
Marrok i shkretë, idiot i shëmtuar!
I pëshpëriti një Mijëkëmbësh atij-
Edhe unë kot mbaj këtë emër: ke besuar
Se janë vërtetë këmbët e mia një mijë?
Aspak! Janë rreth njëqind e tetëdhjetë;
Megjithatë, nuk di çfarë të të them vërtetë:
Por ta dish nga unë se ka plot njerëz të ndyrë
që bëhen të famshëm në këtë mënyrë…
Komentet