Qimnoni është përdorur që në lashtësi. Historianët thonë se romakët në vend të specit përdornin qimnonin prej të cilit përgatisnin një mëlmesë që e konsumonin me bukë. Arkeologët në një listë të shkruar në shekullin e 14-të para erës sonë kanë hasur në shënime mbi qimnonin ku shkruhet se qimnoni ruhej në depot e pallateve si një pasuri e rëndësishme. Shënime për këtë erëz ka pasur edhe tek civilizimet e vjetra egjiptiane, greke dhe romake. Në një libër të gatimeve që i përkiste periudhës së fundit të perandorisë romake, gjatë përgatitjes së mëlmesave të ndryshme për frutat e detit romakët i shtonin qimnon. Edhe mjeku i shquar turk, Ibn-i Sina fliste për qimnonin, por në dallim nga kohërat antike ai këtë bimë e përdorte për shërimin e sëmundjeve të syve.
Qimnoni është një erëz që pëlqehet mjaft edhe në Europë. Italianët për shembull e përdorin në aperitiv dhe në disa biskota të kripura shtojnë qimnon. Ndërsa holandezët një lloj të djathit të posaçëm e përgatisin me qimnon. Salçiçet me qimnon janë më të preferuarat në Europë. Buka me qimnon që gatuhet në disa vende të Gjermanisë është e njohur në gjithë botën.
Pluhuri i qimnonit është një erëz shumë e njohur në kuzhinën indiane, meksikane dhe atë të Lindjes së Mesme.
Atdheu i tij është Mesdheu lindor dhe Lindja e Mesme. Kjo erëz lulëzon në mesin e majit dhe në qershor dhe çel lule të bardha. Frutat e saj piqen në korrik dhe kanë një ngjyrë të verdhë të errët. Bima e qimnonit kultivohet më shumë në Iran, Uzbekistan, Taxhikistan, Turqi, Marok, Egjipt, Indi, Siri, Meksikë dhe Kili. Në Turqi kjo bimë kultivohet në rajonin e Egjeut dhe Detit të Zi. Frutat e qimnonit pasi piqen mblidhen dhe lihen për t’u tharë më pas bluhen dhe në këtë mënyrë përfitohet erëza e qimnonit. Aroma dhe shija e qimnonit është e përshtatshme për gatime me mish apo qofte. Qimnoni përdoret edhe si erëz në disa pije dhe brumëra, sidomos në kuzhinën e Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme, Kinës perëndimore, Indisë dhe Meksikës. Nga farat e qimnonit përfitohet vaji dhe ky vaj përdoret për shërimin e disa sëmundjeve si reumatizma. Vaji i qimnonit gjithashtu mund të përdoret edhe në gjellë dhe supa. Ai thuhet se parandalon depresionin, lehtëson ngërçet dhe enjtjen, shton oreksin. Por ky vaj nuk këshillohet për gratë shtatzëna. Ndërsa nëse përdoret mbi plagët e pezmatuara atëherë përshpejton shërimin dhe mbylljen e tyre.
Sipas hulumtimeve pluhuri i qimnonit ka veti antioksiduese, ndihmon në tretjen, lufton pagjumësinë, diabetin dhe mbron kundër humbjes së kujtesës.
Përfitimet që marrim nga kjo erëz:
1. Pluhuri i qimnonit na dobëson:
Ai na përshpejton metabolizmin dhe na pret oreksin.
Në një studim të kryer nga Universiteti i Shkencave të Mjeksisë në Iran, gratë që përdorën pluhuri i qimnonit të
kombinuar me stil të shëndetshëm jete u dobësuan me 14.64%, se ato të cilat edhe pse kishin një stil të
shëndetshëm jete nuk konsumuan pluhur qimnoni dhe u dobësuan me 4.91%.
2. Lufton pagjumësinë:
Farat e kësaj erëze trajtojnë me efektivitet pagjumësinë.Për këtë, miksoni gjysmë luge pluhur qimnoni me një banane të shtypur në formë pureje në darkë. Mund të bëni edhe çaj para gjumit:
1. Miksoni gjysmë luge pluhur qimnoni në ujë të ngrohtë.
2. Mbulojeni gotën dhe lëreni për 5 minuta
3. Konsumojeni përpara se të shkoni për të fjetur
3. Përmirëson nivelin e hekurit:
Hekuri është një element i rëndësishëm për trupin. Kur kemi mungesë hekuri kemi probleme me frymëmarrjen
dhe dobësi muskulore. Fëmijët adoleshentët dhe grate shtatzëna mund të kenë probleme me nivelet e ulëta të
hekurit. Gatimi me pluhur qimnoni mund të parandalojë mungesën e hekurit pasi 4 lugë çaji me pluhur qimnoni
ofrojnë 4 miligramë hekur.
4. Mban nën kontroll diabetin
Sipas një studimi të hulumtuesve të Universitetin Mysore në Indi përmenden vetitë që ka pluhuri i qimnonit
kundër diabetit.
5. Lufton krimbat në zorrë:
Në shumë kultura pluhuri i qimnonit ndihmon për problemet me zorrët, përfshi dhe krimat në zorrë.
Zieni një lugë me pluhur qimnoni në 400 ml ujë dhe lëreni derisa të reduktohet në 100 ml. Konsumoni 20 -40 ml
në mëngjes dhe darkë për të vrarë krimbat në zorrë.
6. Redukton kolesterolin:
Në vitin 2002, një studim indian arriti në përfundimin se pluhuri i qimnonit ndihmon në uljen e kolesterolit dhe të
triglicerideve.
7. Redukton stresin dhe kthjellon mendjen:
Sipas studimeve pluhuri i qimnonit redukton stresin dhe përmirëson kujtesën.
Qimnoni është i pasur me hekur. Në përgjithësi njihet për shtimin e oreksit dhe për lehtësimin e tretjes së ushqimit. Ai shton edhe sasinë e qumështit të nënës, qetëson dhe ul tensionin e lartë të gjakut. Ndihmon në eleminimin e toksinave nga trupi me djersitje.
Kinezët në mjekësinë e tyre e përdorin për lehtësimin e tretjes së ushqimit. Në studimet e reja të bërë mbi qimnonin është gjetur se ul sheqerin në gjak. Dietologët theksojnë se qimnoni ul fryrjen e stomakut.
Këtë erëz mund ta bëjmë edhe çaj, por farat duhet të jenë të bluara. Nëse farat e bluara të qimnonit nuk përdoren brenda 24 orëve atëherë vajrat e saj do të prishen dhe do të ndryshojë aroma. Gjatë përgatitjes së çajit të qimnonit duhet të përdoren farat e bluara rishtazi ose të shtypura lehtë të cilat i vëmë në një enë dhe i përvëlojmë me gjysmë litri ujë të valuar. Pas 5-10 minutave çaji kullohet dhe është i gatshëm për konsum.
Komentet