Me duket se qeveria, institucionet, bizneset dhe “bamires” te tjere te kesaj kategorie, kane ruajtur nje buxhet special vetreklamimi, qe konsumohet nga publiku nepermjet shperndarjes se pakove “te meshires” se Vitit te Ri! Padyshim me ndihmen e paçmuar te mediave vizive qe percjellin keto te ashtuquajtura “lajme”! Qeveria nuk eshte zgjedhur per “bamiresi”, por per te qeverisur dhe miradministruar parate e shqiptareve!
* * *
E cfare emri mund t’i vesh nje njeriu qe 364 dite te vitit vjedh tjetrin dhe 1 dite te vitit ia kthen me “mirenjohje” me nje pako bamiresie ?!
* * *
Thuhet jeta fillon 20,30 apo 40 vjec! Ne fakt jeta fillon atehere kur ti vendos te jetosh…jo mbi bazen e viteve qe ke ne kurriz!
* * *
Jemi shpikes te medhej! Edhe gjobat i veme ne menyre krijuese, si asnje vend ne bote! Origjinalitet!!!
* * *
Rruga per ne Europe paradoksalisht do kaloje nga prangat…!
* * *
Ata qe moren pjese ishin ne delir, ata qe munguan shkelqyen…!
* * *
Nese ka kuptim fjala “ikone” e gjalle e Qytetit te Shkodres, ky eshte bilbili i kenges se saj, Bik Ndoja! Nuk ia dhane titullin “Artist i Popullit”, por populli zor se ka njohur nje ze me te bukur se ai i Bikut! U presh ne paqe Artist! Nuk do te te shohim me, por zeri yt do percillet ne breza!
* * *
Po lexoj nje lajm te shperndare nga Zef Preci, nje nga specialistet me te mire te ekonomise, qe ben fjale per borxhin publik grek dhe pasojat e tij, shoqeruar edhe me nje koment te shkurte, ku thekson se ky problem do te linde edhe neser per Shqiperine, nese vazhdon trendi i rritjes se borxhit publik! Paradoksalit, ky lajm, qe duhej te ngrinte dynjane ne kembe per pasojat e tij, pothuaj ka kaluar pa vemendje, me fare pak “like”! Nderkohe shoh qindra “like” mbi foto, mbi gjithfare statusesh e lloj-lloj lajmesh roze!!! Jemi mesuar te ushqehemi me “supe” nga ajo me e pavlera dhe nuk duam te nderrojme “menyne” e perditeshme!!!
Lum ai qe thote “nuk di asgje” e mjere ai qe thote “di gjithcka”! I pari eshte i vetedijshem per dimensionet e dijes, i dyti i pavetedijshem per cilesine e materies gri qe ka…!
* * *
Me antikomunizmin ne Shqiperi ka ndodhur e njejta gje si me Malin e Shpiragut! Ne ate mal ka qene e shkruar ne shpatet e tij fjala “ENVER”, veper e dashurise se popullit per diktatorin! Mijra te rinj e realizuan kete “veper” pas muajsh perpjekjesh e sakrificash! Pas 1992, ne emer te dekomumustizimit, u kerkua te shuhej ky emer i urryer ne ate mal! Iu ngjiten malit qindra njerez, (shume prej tyre kishin marre pjese ne ndertimin e tij) , hoqen gure e gelqere, por perseri germat dalloheshin qarte! Atehere u mendua ta bombardonin me napalm! Por ne vend qe te zhdukte shkronjat, napalmi i beri ato edhe me te dukeshme…! Atehere e lane kete pune…por duke shtuar dozen e deklamimeve antikomuniste…! Sot akoma dallohen gjurmet e germave, ndonese natyra me ngadalesi, por me kembenguljen e saj, po i shuan ato shkronja! Shpesh here ne kete nahijen tone, kur duam te mohojme dicka, e bejme ne ate menyre qe ajo jo vetem te mos zhduket, por te ringjallet…!
* * *
Po te mund te kandidonte ne zgjedhje Ambasadori Lu do te fitonte 80% te votave ne nahijen tone!
* * *
Pa qene as jurist as fallxhor, pata shkruar nje status, nderkohe qe debatohej reforma ne drejtesi! Aty shkruaja se nese emerimi i gjykatesve e prokuroreve behej nga politika, reforma do te ishte nje verre ne uje! Sepse emertesa shkakton edhe varesine! Çuditerisht Komisioni i Venecias ka bere pikerisht kete arsyetim mbi draftin qe politika shqiptare i ka paraqitur per mendim! Besoni qe juristet shqiptare nuk e dinin kete? Sigurisht qe po, por ne kur themi “reforme” kuptojmr nenshtrimin e cdo pushteti nga politika!
* * *
Asnjehere fb nuk ka qene me i pasur dhe me i paster me moral se sa keto dite dimri…!
* * *
Me dinjitet ka treguar Vito Kapo qe nuk ka pranuar dekoraten qe ia dhane fshehurazi sesa ata qe e dekoruan fshehurazi!
* * *
Regjisori i madh i teatrit, Pirro Mani, ndersa po priste komisionin e aprovimit te shfaqes se tij, (komisioni jepte viston nese shfaqja kishte ose jo gabime ideo-artistike, pra nese mund te shfaqej ose jo), vendosi ne mes te skenes nje rrote te madhe! Natyrisht rrota nuk kishte asnje lidhje me shfaqen! Gjate dy oreve, anetaret e komisionit ndoqen me “laps ne dore” cdo fjale, fjali…! Me ne fund, shfaqja mbaroi dhe po pritej verdikti i komisionit! Te gjithe anetaret e tij levduan shfaqen, por bene “verejtje” per rroten..! Rrota ketej e rrota andej, jo cfare perfaqeson ajo dhe mos ka ndonje simbolike antiparti, etj.etj. Me ne fund iu dha fjala Pirro Manit! Pra, ju e vleresoni shfaqen, por ju shqeteson rrota? Po e heq rroten fare…! Me kete “argument” shfaqa mori aprovimin per t’u dhene ne publik! Kete anekdode ma kujtoi angazhimi i miletit per t’u marre me “vrimen” e jo me “gropat”…! Politika “huazon” shpesh here nga arti…!
* * *
Muaji dhjetor jo me kot eshte pas nentorit…! Veteranet e nentorit perkujtonin luften dhe trimerite, merrnin e jepnin dekorata e medalje, shpiknin e trillonin histori per ngjarje qe nuk kishin ndodhur kurre, shpallnin armiq e te shitur drejtuesit e luftes sepse keshtu donte “komandanti”…! Kjo histori zgjati 50 vite…! Pas tyre filloi historia e “veteraneve” te dhjetorit…, qe vazhdon qe prej 25 viteve…! Me dhjetra libra me kujtime…Kush e themeloi PD, kush ishte andej gardhit, kush ishte agjent, kush ishte ne krye e kush ne bisht…! Me tej, rifillimi i debatit per firmetaret e per numrat…! Pastaj sherri i dekoratave, qe iu dhane ketij e atij, por jo ketij tjetrit e atij pertej…! Turp! Dhjetori nuk ishte e nuk mund te ishte veper e nje individi apo e nje grupi, por e atyre mijra e mijra qytetareve qe permbysen regjimin dhe bene detyren e tyre qytetare! Ngelen e do ngelin anonime, sepse ata nuk shkruajne libra, nuk marrin pjese ne konferenca shkencore apo perkujtimore, nuk u bene politikane, nuk kerkojne me cdo kusht e mjet te behen protagoniste e te hyjne ne histori! Kane halle te tjera ne kurriz sepse pak gjera kane ndryshuar qe prej 25 viteve…! Ndaj ata qe duan te quhen “veterane te dhjetorit” e te hyjne nga dritarja apo çatia ne histori ngjajne si dy pika uji me ato te nentorit…!
* * *
Eshte nje vend i vogel, qe ka nje parlament me numrin me te madh te deputeteve per fryme, rrogat dhe bizneset e te cileve mund te ushqejne gjysmen e banoreve te tij te varfer, ne sallen e te cilit mblidhen jo me shume se nje grusht njerezish, qe bejne sikur degjojne njerin prej tyre qe flet…dhe…kane qene unanime ne votim vetem dy here : kur kane votuar per rrogat dhe privilegjet e tyre dhe per Ligjin e Dekriminalizimit!!!
* * *
Duhen inkurajuar njerezit te flasin e te shkruajne! Nese do mbanin gojen mbyllur dhe fleten e bardhe si do kuptonim inteligjencen apo injorancen e tyre?! Heshtja eshte flori vetem per budallejte!
* * *
Njerezit qe paragjykoj zakonisht ? Ata qe mbajne syze dielli…! Sepse fshehin burimin e vertete te njohjes njerezore, syrin…
Komentet