40 ditë shkoi Behgjet Pacolli si president i Kosovës!
As dyzetë ditë mos shkoftë qeveria e marrëveshjes së gazepit.
Si kryeministri Ramush Haradinaj ashtu edhe Behgjet Pacolli, nënkryeministri i parë, i marreveshjes së turpit, që janë shefat e dy partive, kanë dalë nga zgjedhjet e qershorit 2017 me një minorancë votash që, nëse nuk do të inkuadroheshin nëpër koalicione, do të mbeteshin jashtë parlamentit, sot ata bashkë me shefin e tyre Kadri Veselin, përfaqësojnë paftyrësinë dhe pangopësinë e politikanëve të Kosovës të cilët janë gati të bëjnë marrëveshje me djallin për hir të pushtetit.
Të mos harrojmë se Ramush Haradinaj për tre vjet bëri opozitë të ashpër kundër PDK-së ndërsa në muajin maj atë që e kishte pështy, e lëpiu.
Të mos flasim pastaj për apetitet mizore të Behgjet Pacollit, që, i përfaqësuar vetëm me dy deputetë, i ka uzurpuar 5 ministri, 7 portofole nenministri, plus rolin e ministrit te jashtem dhe nenkryeministrit të parë të qeverisë së marres, së babëzisë, së pabesisë, së paburrënisë, e cila gëzon të neverinë kolektive, sepse gjithë Kosova asht kundra tyre pasi gjithçka e tyre është mbështetur në amoralitetin dhe imoralitetin politik.
Ata që sot janë bërë bashkë, tre vjet të gjatë ishin kundër njeri-tjetrit, duke e sharë e pështyrë njëri tjetrin e duke zvarritur zhag të ardhmen e Kosovës.
Kosova nuk e ka nevojën e tyre.
Kosova duhet me u çlirue prej tyre sa ma parë!
Ramush Haradinaj ne pranverën e e këtij viti u kthye në Kosovë si hero dhe degjeneroi në horr sapo nënshkroi marrëveshjen me Kadri Veselin.
Tash nga marreveshja e Veselit, Haradinajt, Limajt dhe Pacollit ka dale produkt qeveria e katër horrave!
Pacolli memzi i mbushi 40 dite si president i Kosovës.
Kjo qeveri mos i mbushtë as 40 orë!
Kosova duhet të shkojë rishtas ne zgjedhje të reja!
S’ka rrugë tjetër!
Ke shume te drejte Elida. Lirimi i Ramush Haradinajt nga Franca mban shume ere.
Kosova sot eshte ne duart e politikaneve qe Europa (proserbo-sllave) jua a ka zene bishtin ne der e.
Gjithcka ne Kosove sot kontrollohet nga ish cellulat e mafiozeve te LPK-se. Dite me te zeza duken ne horizont per shqiptaret e Kosoves.
Uroj qe jo Arber, megjithese situata shume e veshtire. Uroj qe Gjykata Speciale te kryeje detyren. Ju pershendes
E nderuar dhe e respektuar Zonja Elida,
Ju, si një publiciste e talentuar, në këtë analizë keni nxjerrë në pah një fatkeqësi të rëndë që ka pllakosur Kosovën me krijimin e kësaj qeverie pa kurrfarë morali kombëtar, e kësaj qeverie që është kokë e këmbë në shërbim të serbosllavizmit. Le të shpresojmë që populli shqiptar i Kosovës ta thotë përsëri fjalën e vet në kutitë e votimit, i cili, siç thoni ju, duhet të jetë i pashmangshëm. Me shërbëtorët e Moskës dhe të Beogradit, si Pacolli e Thaçi, Kosova e ka të zymtë perspektivën e vet.
Me respekt të veçantë ndaj jush.
Eshref Ymeri