Kaq qetësi përreth, saqë më duket sikur dëgjoj
si përplasen xhamave rrezet e hënës.
Në kraharor
m’u zgjua një zë i huaj
dhe një këngë kumbon në veten time, një mall që nuk është i imi.
Flitet se stërgjyshërit që vdiqën para kohe
me gjak të ri ende ndër deje,
me dhimbje të mëdha në gjak,
me diell të gjallë në dhembje,
vijnë,
vijnë të jetojnë më tej
ndër jetë
jetën e pajetuar…
Kaq qetësi përreth, saqë më duket sikur dëgjoj
si përplasen xhamave rrezet e hënës.
Oh, ushedi, shpirt, në ç’kraharor do të këndosh
edhe një herë, përjtej shekujve,
në korda të ëmbla qetësie,
në hapa errësire, mallin e mbytur
dhe gëzimin e thyer të jetës! Kushedi? Kushedi?
(Përktheu: Dionis Bubani)
*Lindi në Lankrëm rrethi Alba në Transilvani. Poet, filozof, dramaturg, prozator, përkthyes. Para Luftës së Dytë ishte ambasador i Rumanisë në disa vende. Regjimi komunist e përjashtoi nga katedra universitare dhe Akademia Rumune. Iu dha e drejta e botimit më 1960, por më 1961 vdiq në Lankrëm. Funerali i tij shkaktoi shumë demonstrata të paautorizuara në Transilvani.
Komentet