Një zotëri shtron për një mikun e tij një banket.
Qeni i tij i bëri një qeni tjetër këtë ftesë:
“Miku im, eja te unë. Je i mirseardhur për drekë.”
Ai vjen, shikon banketin e madh e me vete thotë:
“Çfarë fati pata. Çfarë banketi madhështor!
Do të ha me tërbim sa të mos kem uri shumë kohë!”
Ndërsa mendonte këto dhe tundte bishtin me hare,
plot besim te miku i tij, kuzhinierja e vuri re,
e kapi nga bishti dhe e hodhi nga dritarja përdhé.
Duke cijatur u largua i zhgënjyer dhe i shkreti.
Një nga qentë që takoi në rrugë e pyeti:
“Hë, si shkoi dreka?”
“Oh, piva aq shumë sa u deha
Dhe madje harrova
për të dalë nga shtëpia nëpër cilën rrugë kalova!”
Fabula tregon se nuk i duhet zënë besë kurrë
atij që premton të përfitojë me shpenzimet e tjetërkuj.
Guten Tag. Wenn Sie das Auto dringend öffnen müssen, dies aber nicht selbst tun können, wenden Sie sich an den Notdienst https://schlüsseldienstbern.ch/ein-auto-ohne-schlussel-offnen-kein-problem-goldene-tipps-helfen-ihnen-dabei/. Die dort arbeitenden Mitarbeiter können sehr schnell zu Ihnen kommen und dieses Problem beheben. Sie werden bald in der Lage sein, Ihr Geschäft zu betreiben, da sie sehr schnell arbeiten. Sie werden auch angenehm mit den Preisen für ihre Dienstleistungen zufrieden sein. Sie haben eine sehr breite Berufserfahrung und wissen viel über dieses Geschäft. Kontaktieren Sie sie sofort.