Ndërsa haja pulë, qeni me macen
dukej mezi prisnin sa të hidhja
kockat në pjatën e zbrazët.
Dhe, si një mjeshtër i mirë,
Unë bëra drejtësi,
ua ndava përgjysmë:
secilit nga pak, pa
veçanti.
Sapo pjata ime u boshatis,
macja u nis të ikë. I thashë – Çfarë po bën?
– Eh, – thotë ajo – Po largohem, ta dish,
E pashë çfarë më ke lënë… –
Ndërsa qeni, përkundrazi, m’ua afrua rrotull
mirënjohës si një besimtar i urtë
dhe më lëpiu si të isha pullë poste.
– Oh! Djalë i mirë! – i thashë – të paktën ti po rri!! –
Ai u përgjigj: – Po, sepse nesër
do më japësh një kofshë pule me siguri!
Komentet