Është dyfishuar duke arritur në 24 numri i studentëve të Institutit Politeknik të Usterit (WPI), në Masaçusets të cilët do të zbatojnë projektet e tyre në Shqipëri. Tashmë në vitin e tretë edhe fushat e studimit janë zgjeruar në gjashtë duke treguar për një ecuri të bashkëpunimit dhe forcim tradite.
Forma përfundimtare e projekteve për vitin akademik 2015-2016 u paraqit nga gjashtë grupet mbrëmjen e së Hënës, 10 Tetor.
Peter Christopher dhe Robert Hersh, profesorët që drejtojnë mbarëvajtjen e “Qendrës së Projekteve për Shqipërinë” njohën studentët dhe të ftuarit për fazën ku kanë arritur projektet si dhe disa anë të rëndësishme për vendin dhe njerzit (Shqipërinë dhe shqiptarët), institucionet dhe organizatat, natyrën dhe klimën që veç mikpritjes së vendasve do të pëshjellin në tërësi përvojën e re që studentët do të fitojnë.
Ndikimi në shoqëri i teknologjisë dhe dijeve nga fusha të ndryshme që zbatojnë studentët në një vend të caktuar jep rezultatet e ndërsjellta në projekte ku të dy palët përfitojnë.
Shqipëria është ndër 40 vendet e përzgjedhura nga IPU-ja,dhe fushat ku po punohet janë natyra dhe mjedisi, rezervat ujore dhe lumenjtë, turizmi dhe klima e biznesit, teknologjia dhe arsimi, bukuritë natyrore, ekonomitë e vogla dhe shërbimet mjeksore etj. Temat e paraqitura këtë vit janë:
1- Ndotjet farmaceutike në kryeqytetin, Tirana.
2- Robotët dhe teknologjia në Institutin Harry Fultz.
3- Hartimi i Mjedisit të Sipërmarrjeve Ekonomike në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor.
4- Rritja dhe ndëgjegjësimi i popullsisë për mrojtjen e lumit Drin. (fushatë mediatike dhe prodhim videodokumentar).
5- Zhillimi i Parkut Zbavitës Natyror të Kanioneve të Osumit. 6- Bimët Mjeksore dhe Aromatike në rrjedhën e lumit Vjosa.(përfitimi i ekonomive të vogla fshatare dhe kujdesi për mbrojtjen e natyrës).
Në mbyllje duke përgëzuar studentët në përpjekjet e dy muajve të fundit për disiplinën kërkimore prof. Robert Hersh, falenderoi departamentin e marketingut të IPU-së që mundësoi dokumentimin e mbrëmjes prezantuese të projekteve dhe përkujdesjen më pas në Shqipëri të grupeve të punës. Në veçanti ai falenderoi prof Peter Christopher jo vetëm si bashkëkëshillues në pëgatitjen me studentët, por si njeriun që hodhi dhe materializoi idenë e Qendrës në Shqipëri. Grupet nga katër të studentëve do qendrojnë në disa qytete dhe fshtra gjatë periudhës 20 Tetor-17 Dhjetor. Megjithse pasqyrimet ishin të përmbeldhura në 10-15minuta, lënda përfundimtare studimore është voluminoze në formatin e një libri shkencor ku paraqiten objektivat, arritjet, perspektiva e projekteve dhe mirënjohja e bashkëpunimit.





















Komentet