Tetor,1943
Djem e vajza,Shkodrane,maturante te gjimnazit, morem lajmerimin e emrimit tone.Do te fillonim punen ne Prizren.Une,Sadetini,Lucie Pali,Vitore Ujka e Aneta Fishta.
U nisem menjehere me korieren.Kur hyme ne Prizren,morrem fryme te lehtesuar,sapo kaperxyem poste bllokun e patrulles,gjermane.
U vendosem ne nje hotel,mbi sheshin e qytetit,buzelumit.
Ishim te heshtur e te lodhur,e na zuri gjumi menjehere.Te nesermen u paraqitem ne Drejtorine e Aresimit te Prizrenit qe drejtohej nga mesuesi patriot
Ibrahim Fehmiu,i ati i artistit te njohur kosovar,Bekim Femiut.Pas nje bisede te shkurter na komunikoi shkollat ku do punonim.Mua e Sadetinin na emeruan,mesues filloreje ne Kabash,fshat prane Prizrenit.Kabashi ishte ne nje shesh te gjelberuar prane udhes autmobilistike,midis maleve.
E pershkonte nje perrua i rrembyerqe derdhej ne nje kaskadete vogel rreze fshatit.U gjendem keshtu midis njerezve bujare,krenare e patriote me plot femije te zgjuar,te dashur e te etshem per dije.I respektonin me venerim mesuesit e pare te gjuhes shqipe.Prinderit gjithashtu na priten ne Odat kosovare.Istitucione kuvendi,respekti vetepermbajteje,plot shpoti gjith mend.Degjonin njer tjetrin,e vleresonin vecanerisht zgjuaresine e burrerine.
Nxenesit,te zellshem perparonin cdo dite ne mesime.Gjithe jeten i kam patur ne zemer ata femije te etur per dije,qe ma percaktuan njehere e pergjimone drejtimin,e jetes,MESUESINE.Me mbyshen edhe sot syte me lot,ku larg nga remuja e rremeti.recitonim varegje te Fishtes,e Naim Frasherit,te cilet zgjodhen pikerisht ate qytet,kryeqender te Lidhjes se Prizrenit.
,
VITI 1944
Pas dy muajve ,ne Vitin e Ri,44 mua e Sadon na transferuan mesues ne nenprefekturen e Rahovecit,e cila ishte e populluar,nga shqiptare e pak serbe.Ishte nje vend shume i bukur bujqesor,me relief te perthyer,me shtepi solide,plot dyqane dhe nje qender administrative.Fshataret e Kabashit ishin me te cilter e te shkueshem.Shkolla e re ndodhej ne qender,e kishte nje oborr te madh ku nxenesit luanin e shlodheshin.
Pervec mesueses shkodrane,Lucie Pali,gjetem aty edhe motren e saj ,Veronika,qe na u bene motra kur e patem me keq se kurre.Aty gjetem mesues te tjere nga te gjitha anet e Shqiperise.Drejtorin, Nebil Dino,nga Permeti,Stathi Kostari,nga Gjirokastra,Vangjel Nunka,nga Korca,Ne rrethin e ketyre mesuesve me pervoje une me Sadon na dukej vetja ciliminj,ndaj punonim dy trefish per te qene te denje e pjese e atij kolektivi plot energji e pasion,ne sherbim te gjuhes e unitetit te shpirtit te Kombit tone te copetuar padrejtesisht.
Ishte nje kohe jashtezakonisht e veshtire,po na gezonte pa mase perparimi e zelli i papare,i nxenesve tane. Shprese e nje te ardhme me te mire gjithesesi.
Pa pritur une u semura rende,e nje doktor i vjeter,nuk e gjeti diagnozen,vetem se u tha Lucies e Veronikes,qe une nuk e kisha te gjate,e duhej lajmeruar familja.
Sadua lajmeroi urgjent familjen,e te nesermen arriti babai.Nuk e kisha pare e nuk do e shihja kurre ndonjehere tjeter aq te tronditur,I kullonin lotet rreke.Naten vone arritem ne Prizren,e menjehere ne Shkoder.
Nje kohe qeshe i humbur,po fiziku i forte e mosha 20 vjecare me rikthyen ne jete.Megjithese nuk e perfundova vitin shkollor si Sadua,Kosova,u be pjese e pandare e gjithe Jetes ,sime
FAZLI HAJRIZI
Qemal Mandija,emri i mesuesit shkodran,ka mbetur i thadruar,ne kujtesen e nxenesve te shkolles fillore.”Isa Boletini”ne Rahovec(1943-44}dhe ne Kabash,te Prizrenit. Lavdi!
Komentet