Deputeti i PD Flamur Noka është përjashtuar për 10 ditë nga Parlamenti. Këtë vendim e mori Byroja e Kuvendit. Noka u përjashtua për 10 ditë pas kërkesës së PS, por teksa PD bëri kërkesë për përjashtimin e Braçes për ofendim, ajo nuk u miratua.
Per mediat Noka tha se Braçe duhet të zbatojë rregulloren e këtij Kuvendi, “atë bëra edhe unë, mora rregulloren dhe ia hodha surratit, deficencën e tij fizike dhe morale te mos e tregoje me rrugaceri”, tha Noka.
Pas përjashtimit të Nokës, opozita braktiso seancën plenare e cila rinisi per here te katert normalisht.
Edi Paloka tha ne seance: “O rrëzohet Edi Rama o diktaturën do ta mbajmë në shpinë të gjithë”.
Pas përjashtimit se qëlloi Braçen, Noka futet me forcë në Kuvend
Është ndërprerë për herë të tretë seanca plenare pasi deputeti i PD Flamur Noka u fut me forcë në Kuvend pas përjashtimit nga kryetarja e seances.
Leskaj kërkoi largimin e Nokës nga seanca pas sherrit me Erjon Braçen, por ky i fundit nuk ka pranuar dhe eshte futur ne Kuvend. Ka shtyrë 3-4 gardistë që mbanin hyrjen e derës në sallën e parlamentit dhe ka hyrë teksa në fund i dha edhe një buzëqeshje kamerave.
Kuvendi përjashton Nokën pasi përjashtoi Braçen, a do përdoret Garda për ta nxjerrë?
Drejtuesja e seancës Valentina Leskaj njoftoi përjashtimin për seancën e sotme të deputetit Flamur Noka pasi goditi me kartonin e Kuvendit, Erjon Braçen.
Ajo i kërkoi Nokës të lërë seancën, në të kundërt do të përdorë Gardën për ta nxjerrë.
Nga ana tjetër kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka u shpreh se i njëjti standard duhet të mbahet edhe për Erjon Braçen dhe Taulant Ballën që sipas tij ofenduan Berishën kur ky i fundit po fliste në seancë.
Në këto momente Leskaj ndërpreu seancën për 5 minuta pushim.
Komentet