1.Siç shkruan Bibla, Davidi atëbotë i ftoi dhe gostiti në rezidencën dhe audiencën e tij përfaqësuesit e të gjitha fiseve të Izraelit, kur i thanë dhe garantuan se e kishin njohur ose pranuar si mbret. Ndërkaq, dikush tjetër nga suita ose bashkëpunëtorët e tij, megjithatë ia cekën ose rikujtuan në sfond Davidit, kalvarin, vuajtjet, travajet, krajatat dhe tragjeditë e shumëta të Solomonit ose popullit të Izraelit nga Holofernoja, Baltazari, Hamurabi ose Nubukardenazori të Babilonisë ose Asirisë të cilët i kishin kremtuar dikur festat ose fitoret e tyre kundër izraelitëve ose palestinezëve me gotat e shënjta, të mbushura me vërë si dhe me gjakun e izraelitëve ose palestinezëve të vrarë, prerë ose masakruar që i kishin vjedhur ose plaçkitur në Tempullin e Jeruzalemit.
2. Hashim Thaçi në stilin ose cilësinë e njohur të “Mesisë” (Moisiut), Jakobit Izrael, Davidit ose Solomonit, pas e kremtoi fitoren presidenciale, dikur i ftoi ose detyroi “solemnisht” deputetët e parlamentit kosovar (PDK-LDK dhe AKR) që e votuan dhe zgjodhën asokohe për kryetar ose president të Kosovës, për të votuar dhe mbështetur në menyrë unanime ngritjen ose themelimin e “gjykatës speciale”! Duke e votuar dhe miratuar kështu (“urbi et orbi” ose “ultima ratio”) asokohe”denimin e njejtë ose të barabartë të çlirimtarëve dhe patriotëve shqiptar të UÇK-s dhe çetnikëve ose kriminelëve serbian! Ishte pra një vendim ose diktat (ultimatum) neronian ose cezarik i Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Kadri Veselit e Behgjet Pacollit të PDK-s, LDK-s dhe AKR-s- kundër Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt ose deputetëve të atëhershëm të Vetvendosjes dhe AAK-s, për të votuar ngritjen dhe themelimin e tribunalit ose “gjykatës speciale” e cila sipas të gjitha gjasave do jetë e pameshirëshme edhe ndaj vet Hashim Thaçit dhe nenshkruesve të tjerë të saj. Ata që nuk e votuan dhe nënshkruan themelimin e asaj “gjykate të pavarur” dihet se çka (çfarë) ndodhi me ta! (….)
Po tè kishte kèrkuar Dr. Rugova votimin ose miratimin e Gjykatès speciale kur ndodhej nè jetè: Thaçi& Company do e kishin shpallur tradhtar ose kriminel lufte.
3. Presidenti Trump i SHBA-s, Kancelarja Merkel e Gjermanisë, Premieri (Kryeministri) Robertson i Britanisë së Madhe, Presidenti Macron i Francës, Presidenti Matarela ose Kryeministri Connte (Konte) të Italisë, Kryeministri Abe i Japonise si dhe Presidenti Putin i Rusisë dhe homologu i tij kinez, janë lider të globit. Respektivisht, liderët e vendëve (shtetëve) më të fuqishme dhe kryesore të globit të cilët, me tepër dhe me bukur se askush tjetër në këtë botë ose mbi këtë tokë, e njohin dhe kuptojnë emrin, epitetin, rolin, ndikimin dhe misionin kolosal dhe titanik të herojve, viganëve ose titanëve të njohur shtetror, nacional, luftarak (ushtarak), historik dhe patriotik.
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Daut Haradinaj, Nasim Haradinaj, Kadri Veseli, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa (Remi), Rexhep Selimi, Fatmir Limaj si dhe çdo komandant ose luftëtar tjetër i lirisë (UÇK-s) për shumicën absolute të shqiptarëve, janë vigan, titan dhe hero të gjallër dhe të pavdekshëm të lirisë ose çlirimit të Kosovës dhe shqiptarëve nga zgjedha, tirania, gjenocidi, etnocidi, urbanocidi, kulturocidi, ksenofobia, dhuna, terrori, vrasjet dhe masakrat serbe. Ata janë hero, simbol dhe sinonim të ndarjes së jetës nga vdekja, dritës nga terri ose errësira dhe lirisë nga robëria shekullore. Aty është edhe Miqësia ose Aleanca historike Nato-UÇK, për të cilë në kronikat dge analet e përgjitjshme të historisë botërore, tashmë janë shkruar libra, antologji dhe enciklopedi të shumëta.
4. Shqiptarët e Kosovës në kordinim (konsultim) dhe harmoni të plotë me shtetët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit: Me 17. O2. 2OO8, e shpallën Pavarësinë shtetrore, nacionale dhe politike të Kosovës të cilën e njohu, fuqizoi dhe legjitimoi edhe Gjykata Ndërkombtare (GJND).
5. Kosova është shtet i lindur (krijuar), rritur me mirërmbajtur nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca, Japonia dhe vendët tjra mike dhe aleate të cilat Kosovës dhe shqiptarëve, iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur ndodhën në rrezik.
6. Në traditën dhe historine e gjatë të luftërave ose përpjekjeve të njohura çlirimtare dhe patriotike të shqiptarë për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale, politike ode ushtarake, gjithëmonë kanë luftëtat ose betejat e njojura dhëmbë për dhëmbë, sup me su, fyta-fyt ose ballë për ballë me armiqtë e ndryshëm shekullorë ose gjakatar e jo vrasja, masakrimi ose prerja e organëve të femijë serb, siç pretendojnë Dick Marthy ose mentorët dhe punëdhënësit e tij në Beograd, Moskë ose dikund tjetër!
7. Në saje të luftërave të njohura psikologjike, speciale ose propagandistike të politikës së së jashtme ose diplomacisë serbe si dhe të argatëve, kolaboratorëve ose mercenarëve të tyre shqipfolës, puroshqiptar, joshqiptar ose antishqiptar në njerën anë, si dhe të agonisë, animozitetit, amorozitetit, indiferencës, nebulozës, analfabetizmit, mediokritetit ose paditurisë së kryediplomatëve ,ambasadorëve, konzujve, atshasheve diplomatik ose “korit diplomatik” të Kosovëv në anën tjetër: Rrenat, shpifjet, komplotët dhe shantazhet e egra serbiane-kundër UCK-s dhe shqiptarëve, e kanë me tepër se gjysmën e rrugës gjithandej globit, ndërkaq e vërteta e njohur shqiptare, ndodhët dikund në fillim të rrugës. Duke i detyruar Hashim Thaçin etj., të flasin ose mendojnë madje edhe për “korigjimin” e kufijve ose “pajtimin historik” me serb.
Komentet