Gazetari Roland Qafoku ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto pikërisht e datës 7 prill 1939, datë kur Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste. Në këtë foto shfaqet një fëmijë në qytetin e Durrësit, cili ka ngritur flamurin kombëtar.
“E jashtëzakonshme /Fëmija ngre flamurin më 7 prill 1939 në Durrës
Kjo është një foto që vjen dhe publikohet nga miku im Eugen Shehu. Është 7 prill 1939 dhe është shkrepur në qytetin e Durrësit. Nuk dihen rrethanat e imtësishme por një fotograf i gazetës “Kombi” ka fiksuar ne celluloid këtë fëmijë duke ngritur flamurin shqiptar ditën që Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.
Ky xhest dhe ky veprim është më shumë se çdo armë e shkrepur ndaj fashistëve dhe ky fëmijë vlen që shteti dhe historianët ta identifikojënë dhe nëse është ende gjallë ta dekorojnë për këtë që ka bërë. Me një histori që ende e shkruajmë ndryshe, me gabime me dashje e padashje, me shtrembërime të qëllimta ose jo, kjo foto sa 1 mijë fjalë tregon se 7 prilli nuk ishte thjeshtë dita që mbreti Zog iku por edhe që shqiptarët me 800 mijë banorë bënë rezistencë ndaj shtetit burracak italian me 40 milionë banorë që zbuloi Shqipërinë e gjorë për ta pushtuar. Ky është një akt I jashtëzakonshëm por dhe fotoja gjithashtu.
Ajo konfirmon edhe faktet e fundit që përgjatë vijës bregdetare nmë datat 7,8,9 u vranë 700 ushtarë italianë nga rezistenca që bën shqiptarët me Abaz Kupin e Mujo Ulqinakun. Megjithatë kjo fotografi është emblem e asaj dite. Të shpresojmë ta gjejmë cili është ky fëmijë. Faleminderit Eugen!,”-përfundon postimi i gazetarit./Gazeta Express/

Komentet