Policia kufitare ka ndaluar një shtetas serb në doganën e Qafë-Thanës.
Pas kontrollit atij iu gjet një dron.
Serbi është shoqëruar për në komisariat për t’u pyetur në lidhje me dronin dhe për itinerarin që kishte.
Institucionet shqiptare kanë shtuar masat për ndeshjen Shqipëri Serbi.
Ndeshja do të luhet në 8 tetor në “Elbasan Arena”.
Për sigurinë në këtë ndeshje futbolli është angazhuar edhe Shërbimi Informativ.
Komentet