Vatikani thotë së Papa Françesku do të presë në vizitë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin javën e ardhshme.
Takimi do të mbahet në Vatikan më 10 qershor.
Kjo është vizita e parë e Putinit në Vatikan që nga koha kur ka shpërthyer kriza në Ukrainë, më shumë se një vit më parë.
Lideri rus ka vizituar Selinë e Shenjtë në nëntor të vitit 2013, para se Rusia të aneksonte gadishullin e Krimesë në mars të vitit 2014, ku pasoi me konfliktin që përkeqësoi marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.
Vatikani ka miratuar një qëndrim të kujdesshëm në konfliktin mes Kievit dhe separatistëve pro-ruse, duke shprehur publikisht zhgënjimin e tij mbi “një luftë në mes të të krishterëve.” rel
Komentet