Ligji parashikon që të gjitha aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duhet të jenë në përputhje me dispozitat kushtetuese të Rusisë, përndryshe nuk do të respektohen në vend
MOSKË – Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar një ligj i cili përcakton që të mos respektohen dhe të mos zbatohen vendimet e gjykatave ndërkombëtare të cilat nuk janë në pajtim me Kushtetutën ruse.
Ligji parashikon që të gjitha aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duhet të jenë në përputhje me dispozitat kushtetuese të Rusisë, përndryshe nuk do të respektohen në vend.
Ky rregullim ligjor në Rusi vjen pasi Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Hagë solli vendim për “nacionalizim të parregullt” të kompanisë Yukos, për të cilën Rusia duhet të paguajë kompensim prej 50 miliardë dollarë ish-aksionarëve të kompanisë ruse të naftës. Me qëllim të pagesës së kompensimit janë bllokuar pasuritë ruse në Francë dhe Belgjikë. aa
Komentet