Nga votat e numëruara deri mbrëmë në mesnatë, Vladimir Putin ka siguruar një fitore absolute, madje edhe më të madhe se ajo, me 64% të votave që mori në vitin 2012.
Sipas mediave vendase vetëm nga gjysma e kutive të numëruara, Putin ka siguruar 75% të votave, i pasuar nga milioneri komunist Pavel Grudinin.
Në garë ishin edhe gazetarja Ksenia Sobchak dhe nacionalisti i njohur, Vladimir Zhirinovsky, ndërkohë që rivali i vetëm serioz opozitar, Aleksei Navalny, u përjashtua nga gara.
Duke folur para njerëzve në Moskë, Putin, i cili e mban detyrën e numrit 1 të Rusisë prej 3 mandatesh, me një thyerje në mes të një mandati si kryeministër, përmendi edhe kohën kur ai mund të largohet nga udhëheqja.
“Nuk do rri në detyrë kur të jem 100 vjeç”, u dha Putin, “lajmin e mirë” rusëve dhe atyre që shpresojnë për instalimin e një demokracie funksionale në Rusi.
Komentet