Kur Palmir u çlirua nga barbaria e zezë e kokave të prera
Putini shpejtoi të organizojë atje një koncert
për “fitoren e humanizmit kundër barbarisë”,
dhjetra violina, violinçelë, trompeta e klavinçelë
kënduan nën tempujt antikë të Baalshaim dhe të Nabu,
pas eklipsit të madh
“agora” u zgjua me diellin e nxehtë të paqes
dhe kolonadat e «Starata Diocletiana»
përshëndesnin fitoren nën “Harkun Triumfal”.
Një vit më vonë
bombat ruse bien mbi Alep
mbi fëmijë dhe nëna që presin të lindin,
Picasso nuk është më të pikturojë tablonë e një «Guernica» të re
për klithmën e çjerrë e të pafund të jetës,
ndërkohë që bota demokrate veç ofshan!
Një vit më vonë koncertit të bujshëm
aviatorët rusë bekohen nga priftërinjtë
para se të hedhin bombat e tyre mbi fëmijët e Alep
para se të hedhin shiun e vdekjes e të barbarisë
mbi një Hiroshima të re!
Komentet