Presidenti rus, Vladimir Putin synoi të ndihmonte Donald Trump në fitoren e zgjedhjeve në SHBA.
Kështu thuhet në një raport të inteligjencës amerikane.
Raporti thekson se lideri rus urdhëroi një fushatë me qëllim ndikimin në zgjedhje.
Moska nuk ka komentuar, por Rusia ka mohuar më përpara këto pretendime.
Sipas BBC, Trump nuk e akuzoi Rusinë për ndërhyrje, por tha se rezultati i zgjedhjeve nuk është ndikuar nga jashtë.
Pas publikimit të raportit, Departamenti për Sigurinë e Brendshme deklaroi se makinat e votimit dhe të gjithë të dhënat zgjedhore do të klasifikohen si ‘infrastrukturë kritike’ duke marrë më shumë siguri nga sulmet kibernetike.
Në raportin prej 25 faqesh thuhet se Kremlini kishte një preferencë të qartë për zotin Trump.
Në dokument theksohet se qëllimi i Rusisë ishte të minonte besimin publik tek procesi demokratik në SHBA dhe të denigronte kandidatetn demokrate, Hillary Clinton duke penguar zgjedhjen e saj.
Gazeta “The Guardian” ironizon duke theksuar se amerikanët duhet ta dinë mirë punën e ndërhyrjes në zgjedhjet e të tjerëve pasi janë liderët botërore në këtë drejtim.
Sipas të dhënave të studiuesit Dov Levin, SHBA dhe BS/Rusia kanë ndërhyrë në 117 palë zgjedhje të huaja mes viteve 1946 dhe 2000 ose ndryshe në një nga nëntë palë zgjedhje kombëtare.
Gazetari Owen Jones shkruan se amerikanët ndërhynë edhe në punët e brendshme në Rusi, duke përkrahur Boris Yeltsin.
Por popullariteti i tij erdhi në ulje të ndjeshme aq sa në një pikë u duk se komunistët po riktheheshin në pushtet.
“Pa kaosin dhe privimet e epokës së Yeltsin- mbështetur nga SHBA, Putinizmi nuk do kishte mundësi të vinte në pushtet”, shkruan gazetari.
Komentet