Duhet kujdesur për fëmijët
rrobat qepur e arnuar
dyshemeja larë e pastruar
ushqimi per t’u siguruar
më pas pula për t’u skuqur
foshnja për t’u ndërruar
duhet ushqyer familja
shkulur barërat e këqija
këmishët hekurosur e palosur
këpucët lustruar e mbathur
kanoçet prerë e shtypur
kasollja larë e rregulluar
kujdesi për të sëmurët
vjelja e pambukut në fushë
Shkëlqe mbi mua, diell
mbi mua, shi, brero
ti pikë e vesës bjer butë
ballin tim fresko
Stuhi, shpërthe mbi mua
me erën tënde të fortë
në qiell më ngri të fluturoj
atje të gëzoj për një kohë
Borë, ti fluturzë e bukur
mbulomë me të bardha
ndonëse puthja është e akullt
lermë të pushoj pak çaste
Dielli, shiu, qielli si hark
male, oqeane, gjethe dhe gurë
shkëlqimi i diellit, kaltërimi i hënës së re
ju jeni gjithçka që mund ta quaj timen
Komentet