qiellin e kanë
krijuar
pulëbardhat
duke marrë
pak e nga pak
ujë deti
për mijra vjet
detin e kanë
krijuar
pulëbardhat
duke çukitur
me sqepthin
e tyre
copka qielli
pakëz e nga pakëz
në mijra e mijra
fluturime
të parat në botë
Zoti
i krijoi
pulëbardhat
kur bie terri
pulëbardhat
ngjajnë
sikur hëna është
ndarë
në mijra toptha
fluturues
që e ndriçojnë
natën
edhe vetë hëna
është krijuar
prej pulëbardhave
shtegtare
që nga trishtimi
i janë larguar detit
e kanë krijuar
hënën
hëna vetë është
një shumësi
pulëbardhash
emigrante
që mallin e shprehin
me një burim
të pashterrshëm lotësh
drite të bardhë
pulëbardhat
janë varkëza
të vogla
që ngarkojnë
frymët
në fluturimin
për në
qiell
E persosur. .no coment Lida!
Ju perqafoj !
Edhe ne të përqafojmë Anil!
Poezi tejet e ndjere por edhe fluturake. Mrekulli.
Ju flm shume Ilir!
Përshëndetje