Teksa hapja e Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve ka tensionuar marrdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët, për analistin Shqipërim Pula, autoritetet në Prishtinë kanë ndërmarrë veprime të ligjshme sa i përket kësaj çështje aq të debatuar kohëve të fundit. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, me moderator Edvin Parruca, analisti nga Kosova thekson se ka një lloj hezitimi nga ambasadat në Prishtinë për hapjen e urës së Ibrit. Sipas Pulës, qarkullimi i automjeteve në Ibër, do të mundësonte bashkimin e veriut me jugun e Kosovës. Ndër të tjera Pula thotë se në Kosovë, në pjesën veriore po tentohet të bllokohet shtrirja e sovranitetit dhe autoritetit në Mitrovicë
‘S’kemi pasur një kërkesë që pakica serbe, e garantuar me Kushtetutë të marrin pjesë në jetën institucionale dhe të jene pjesë përbërëse në jetën e vendit, asnjë nga këto s’kanë ndodhur. Kemi ndërmarrë veprime të ligshme, krijohet një lloj pezmi, që na krijohet edhe nga disa ambasada, për ne është e çuditshme. Ka elemente të dyshimtë, në Bruksel, Kosovë dhe gjetiu që nuk e duan ligjshmërinë në pjesën veriore, Mitrovicë. Hapja e urës, do të ketë benefite të shumta mes shqiptarëve dhe pakicave që jetojnë atje. Synimi është që hapja e urës për lëvizje të automjeteve, do mundësonte heqjen e barrikadës dhe simbolizonte normalizimin e komunitetit atje, sidomos të serbëve në raport me shqiptarët shumicë. Spektri politik e garanton këtë mundësi dhe benefitet që nmund të jenë të shumta për heqjen e barrikadave për të mundësuar qarkullimin e mjeteve. Vazhdojmë të kemi ‘krimba’ që e gërryen të gjithë aparaturën shtetërore, për të parandaluar shtrirjen e autoritetit shtetëror dhe sovranitetin politik në pjesën veriore. Duhet t’i evitojnë sistuata të tilla, që qaytetarët të jenë të mbuluar ligjërisht pa dallim etnie. Kemi pemgesa, sidomos nga deklaratat e faktorit ndërkombëtar dhe Beogradi zyrtar. Më 8 qershor në një kishë në Kosovë, u bënë bashkë populli serb, që doli e thanë se Kosova është pjesë e serbisë, dhe këto ambasada nuk patën asnjë reagim. S’është bërë asnjë trysni që Kosova të largohet nga kushtetueshmëria e saj. Serbia mban Kosovën nën sqetullat e saj dhe ku janë këto amabsada që e lejonë këtë qasje luftënxitëse në rajon nga Beogradi, dhe merren me përralla të kota për hapjen e një ure, që simbolizon bashkim e jo ndarje’.
Sa i përket ‘fërkimeve politike’ mes presidents Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, analisti Shqipërim Pula thotë se deri më tani nuk ka pasur përplasje serioze institucionale, porse të gjitha institucionet në Koosvë po tentojnë t’i përmbushin përgjegjësitë ligjore.
‘S’ka patur përpalsje serioze të rëndë institucionale, ka dallime mes partnerëve jo vetëm në koalicion apo si bartës të institucioneve. Po tentojnë t’i përmbushin përgjegjësitë ligjore me përgjegjshmëri, për të drejtuar vendin. Ka pretendime gjithmonë për më mirë, po deri në këtë fazë, me një proces me shumë goditje ndaj Kosovës, sidomos sanksionet, i kanë dhënë një lloj tronditje politikës në vend, dhe kemi pasur hamendje për disa rrugëtime për tema që kanë qene të padrejta, jo reale për sovranitetin shtetëror. Kanë ardhur si befasi, që s’ka asnjë raport ndërkombëtar që do të identifikonte që qeveria ka ndërmarrë hapa që ka cënuar demokracinë, mirqenien qytetare etj. Vendosja e masave do kishte kuptim nëse do shkeleshin të drejtat e njeriut apo të pakicave. Masat politike dhe jo ligjore për Kosovën, që jemi ende në konsolidim të shtetësisë në aspektin ndërkombëtar, morëm goditje të bëfasishme, sidomos nga ndikimi serbo-rus’. sn