VOAL – Presidenti i Parlamentit katalan, Roger Torrent, shpalli se do të paraqesë emrin e Carles Puigdemont si kandidat për president të Katalonjës.
Emri i Puigdemont, i mbështetur nga fronti indipendentist që e ka shumicën absolute, është emri i vetëm që është lakuar gjatë konsultimeve mes grupeve politike ditëve të fundit, ka saktësuar Torrent. Sesioni i zgjedhjes së presidentit të ri katalan është parashikuar brenda 31 janarit.
Presidenti i deritanishëm, në azil në Bruksel, ka arritur të hënën në Kopenaghen për të marrë pjesë në një debat në Universitet. Gjykata Supreme spanjolle ka refuzuar kërkesën për të riaktivizuar mandatin e arrestit evropian ndaj politikanit. Kryeministri Mariano Rajoy ka kërcënuar se do të vazhdojë ta zgjasë mbikqyrjen e Kataonjës nëse Puigdemont do të jetë në mërgim.
Lideri indipendentist, i cili duhet ta formojë qeverinë e re katalane, ka thënëse do të “qeverise nga Brukseli, por jo nga burgu”.
Komentet