Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e vatrave të zjarrit që janë raportuar në të gjithë Shqipërinë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë evidentuar 245 vatra zjarri në total. Ndërkohë që qarku që ka pasur më shumë vatra zjarri raportohet të jetë Elbasani, ku janë evidentuar 49 zjarrvënie dhe nga ku janë djegur 15 hektar sipërfaqe pylli.
Sipas MM në këtë listën nuk janë shtuar dhe tre rastet e zjarrvënies që u raportuan ditën e sotme.
Ndërkohë që qarqet e tjera më problematike janë Shkodra me 44 vatra zjarri dhe Dibra me 39.
Ndërkohë që në total sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes janë djegur 240 hektarë sipërfaqe, ndërkohë që janë proceduar vetëm 57 persona.
Komentet