Ti paske qenë burrë legen, fjalë e pistë që e vjelli goja jote, qysh atë ditë kur një djalosh e quajte: “kopil shkine”. Burrë legen dole përsëri kur mësove humbjen tënde dhe e shfryne urrejtjen ndaj po atij djaloshi që me zemër të bardhë të ktheu për herë të dytë në BBV.
Çfarë veriori je ti, more Jozef Marku?! Çfarë malsori je ti, kur gjithë fuqinë tënde e zbrazë në fytyrën e një fëmiu, që kurrë s’të shau, kurrë s’të ofendoi. Të vetmin gabim e kishte kur ta hodhi rruzarën n’ujë dhe të kërkoi falje me përultësi, — e ti, trimërinë e tregove ndaj një fëmije duke shfaqur fytyrën tënde prej krimineli!
Ti hyre si psikopat e psikopat i fëlliqur dole, duke “vrarë” një djalosh që të mundi me lojën e vet rinore. Ti dite vetëm të denigrosh, të shfaqësh urrejtje, të abuzosh, të nxjerrësh nga haleja jote fjalë të ulëta që nuk i shkojnë një veriori me nder!
Unë s’dua të nxis urrejtje (se Shqipnia ka djem si zana…), por një këngëtar si ti, që di të grushton shqiptarin, nuk i duhet dasmave tona!
Tani futu n’yzderhane si Maxharr Pasha, more kriminel, se tani po e shoh; – si e pse u vrajkan shqipatrët ndër veti!
P.S.
Besart Kelmendi, (Gjesti), tani po të them me zemër: jam me ty dhe për ty!
Ti je fituesi i kësaj loje, nëse ka nder në zemrat e shqiptarëve e vertetësi në
BBAVip 3!