Duke mposhtur Monacon 7-1 në fushë të vet, Paris Saint-Germain siguroi titullin e ligës për herë të shtatë
Paris Saint-Germain (PSG) fitoi titullin francez të këtij sezoni të dielën pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit.
PSG mposhti Monacon, kundërshtarin më të afërt në renditjen e ligës, me rezultatin 7-1, duke qenë nikoqir në stadiumin e tyre Parc des Princes në Paris.
Golashënuesit për klubin parisien ishin mesfushori argjentinas Giovani Lo Celso, i cili shënoi dy herë, sulmuesi uruguaian Edinson Cavani, argjentinasi Angel Di Maria, duke e vendosur topin në rrjetin e Monacos dy herë, si dhe mesfushori gjerman Julian Draxler.
Sulmuesi kolumbian i Monakos, Radamel Falcao, shënoi autogol në fund të lojës.
Goli i vetëm i vizitorëve kundër PSG-së u shënua nga anësori portugez Rony Lopes.
Fitorja rriti pikët e PSG-së në 87 dhe vulosi titullin e Ligue 1 për parisienët me pesë ndeshje deri në përfundimin e kampionatit.
Ky është titulli i shtatë i PSG-së në Francë, duke përfshirë katër fitoret e njëpasnjëshme në vitet 2013-2016.
Monaco, në vendin e dytë, ka 70 pikë në ligë. aa
Përshëndetje,
A jeni një burrë apo grua biznesi? A jeni në ndonjë stres financiar apo keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? A keni nevojë për kredi për të shlyer borxhin apo për të paguar faturat dhe xmasin dhe hua për vitin e ri? A keni një rezultat të ulët të kreditit dhe keni vështirësi të merrni kredi nga bankat vendore dhe institucionet e tjera financiare? Dëshiroj t’ju informoj se ne ofrojmë të gjitha llojet e kredive me normë interesi të ulët prej {3%} nëse jeni të interesuar të merrni një hua nga Kompania e Investimeve të Financimit, NA KONTAKTONI NGA EMAIL: {[email protected]}