Paris Saint-Germain (PSG) në javën e 30-të të Ligës së parë futbollistike të Francës do të përballet me ekipin Troyes në terren mysafir, duke fituar tre pikë synon të bëhet kampion
Paris Saint-Germain (PSG) në javën e 30-të të Ligës së parë futbollistike të Francës (Ligue 1) do të përballet me ekipin Troyes në terren mysafir, synon të bëhet kampion duke fituar tri pikë.
PSG-ja vlera e së cilës rritet në vitet e fundit në futbollin francez, nesër në ora 14.00 do të zhvillojë ndeshje me ekipin Troyes i cili është në pozitën e fundit, me çka synon të shpallet kampion për herë të katërt radhazi.
PSG-ja e cila mban pozitën e parë me 22 pikë më shumë se Monaco-ja në vendin e dytë, do të sigurojë kreun e tabelës 8 javë para përfundimit të sezonit nëse e fiton sfidën nesërme ku do të arrijë në kuotën e 77 pikëve.
Komentet