CAFO BEG ULQINI
(1873 – 1977)
CILA ISHTE DETYRA E
SEKSIONIT KATOLIK
PRANë DEGëS Së
MBRENDSHME Të
SHKODRES Në 1946,
I VETMI N’BOTë ?
-ZHDUKJA E PERJETëSHME E
VEPRAVE T’ ATDHETARVE.
KUSH ISHTE
CAFO BEG ULQINI?
Po mundohen disa “dijetarë marksistë – leninistë”, deri dje komunistë me thundra e patkoj mushku me shkrue “Historinë e Shqipnisë” pa Veriun ose, e thanun haptas pa “Historinë Shkodres”, që asht Historia e Vertetë!
Nuk dij si mund të mendohet me shkrue per qytetin e Shkodres pa zanë me gojë Kalanë Rozafat, apo nderthurjen e lumejve në hymje të qytetit?
Si shkruhet per një qytet pazanë me gojë tri urat rreth hymjes: Të Kirit, ate të Bahçallekut dhe uren e lumit Buna? Tri unazat e arta të Rozafës Plakë!
Historia e Shqipnisë pa historinë e Veriut, e ma mirë me thanë pa Historinë e Shkodres, asht si me dashtë me folë per një njeri të mendshem “pa kokë”!
Mos u çuditni aspak nga shemtimet mendore e shkencore të universiteteve tona me mendsi marksiste – leniniste, dhe themele të “realizmit socialist”!
Shkodra dallohet per dy rryma të ftohta ernash, per veriun që vjen prej Stom Golemit, e pershkohej nepër lagjen Rus dhe, murrlanin e Rrencit, që vinte e shkapetej tek Dugajt’ e Reja të Shkodres per gjoksin e një Burri të njohun dhe shumë të Nderuem me Emnin Cafo Begu, e, që të dyja ktheheshin mrapa…
Ishte Burrë me të vërtetë i thinjun, por trupi i madh sportiv gjithmonë i mbajtun dhe i kërpitun, i veshun me pardysy ngjyrë qumështi apo kostume kafe e krem, të
tërhiqte vëmendjen. Ishte mjaft i pashëm, me sy shqiponjë gjithmonë vrojtues, nofulla të gjana që ngërthehëshin kur nxirnin çdo tingull të ambël të fjalës së tij joshëse.
Për pak kohë shihej se edhe klientët e Tij ishin të zgjedhun…
E njoha nga viti 1961, tek dyqani i Tij si cingareshitës. Fliste një Shqipe të bukur dhe shumë terheqëse. Cafo Begu kishte një histori interesante të jetës së tij.
Ai jetonte tek disa miqë të tij dikund kah stadiumi. Nuk kishte familje as të afërm, mbasi ishte detyrue me i lanë në anën e Jugosllavisë, që në ditët e para mbas luftës së Dytë Botnore, kur andej ashtu edhe këndej në pushtet erdhën komunistët.
Në Shqipni kërkohej se ishte Anëtar i katërshes së Regjencës në periudhën e okupacionit gjerman me Maliq Beg Bushatin, At Anton Harapin dhe Lef Nosin. Ndërsa, nga jugosllavët paguhej me napolona ar koka e Tij, mbasi kishte deklarue botnisht se: “Trojet e mija janë Tokë Shqiptare!”.
Kjo deklaratë nuk ishte thjeshtë e një pronari apo çifligari tokash, po ishte: “ Një shtytje ma andej e piramidave të vume në vitit 1913, në Tokën tonë Shqiptare!”. Një problem i pambyllun edhe sot!
Në vitin 1968 u njoha ma afër me Té. Ai më tregoi se kishte njohë edhe Babën tem dhe se kishte pasë edhe ky hobi për hipizëm. Kishte disa foto ndër plantacionët e veta me kuaj. Ruente si relike fotografi të grues së vet dhe të vajzave, të para vitit 1945.
Me largimin e trupave gjermane kishte shkue në trojet e veta dhe, aty ishte strehue, madje, edhe ruejtë kokën ndër miqë e besnikë të vet.
Kishte provue jetën e shpellave, gropave, të skamit dhe të vuejtjes për disa vite deri me rastin e “amnestisë së bame për faljen e jetës së atyne që dorëzohën në Shqipni” dhe që, nuk do të dënohen me vdekje nga gjykatat komuniste. Kishte kalue hetusitë speciale dhe ishte dënue me shumë vite burg i përfshimë në nenet e “krimëve të
luftës”. Mbasi u lirue, erdhi në Shkoder ku mbylli edhe jeten e Tij larg Familjes së Vet të Nderueme.
Në dhjetorin e vitit 1968, hapi me mue bisedën për At Anton Harapin: “Asht kenë një dhe nuk bahen dy si Ai!”. Në vitin 1944, kur At Antoni, aty nga fundi i nandorit 1944 po kthehej nga Gjermania, ishte ndalue në Podgoricë dhe në një hotel, Ai asht takue me komandantin e trupave gjermane që po largoheshin nga Shkodra. Komandanti gjerman e kishte njoftue At Antonin për largimin nga Shqipnia dhe e kishte ftue me ikë me ata, tue i sigurue që do ta çonin ku do të dëshronte At Antoni, për mos me ra në duert e komunistëve, që me 28 Nandor do të hynin në Shkoder. At Antoni nuk ka pranue me u largue nga Shqipnia dhe po kjé nevoja do të pranonte edhe vdekjen për të cilën, Ai vetë nuk dinte shkak. Por kishte kërkue nga gjenerali gjerman, “largimin e trupave të fundit të ushtrisë gjermane me datën 29 Nandor 1944 dhe jo, me 28 që kishin planifikue ata”, mbasi i kishte shpjegue që “nuk asht mirë me na njollosë Ditën e Festёs sё Flamurit, me ditën e okupacionit komunist të Atdheut!”.
Komanda gjermane e ka pranue kërkesën e At Antonit dhe ushtarët e fundit gjerman janë largue nga Shkodra në mengjezin e datës 29 Nandor. Për këte veprim At Antoni kishte vue në dijeni atë natë edhe Cafo Begun. Të nesërmen ishte nisë për Shkoder, ndonse edhe Cafo Begu, e kishte ftue me qendrue aty ku do të strehohej ky vetë, por as Cafo Begut Ai, nuk i kishte pranue me qendrue andej mbasi, “nesër kanë me thanë, paska shkue At Antoni me ruejtë kryet tek serbët e malazezёt…”
Cafo Beg Ulqini e përfundonte bisedën me një konkluzion per At Antonin: “Shërbimi i At Antonit, për mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh që një Atdhetar si At Anton Harapi, mundet me i ba Atdheut të vet. Ka me ardhë një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton në Historinë e
Popullit Shqiptar!”.
Kujtoj, që më thonte njëditë i Ndjeri Cafo Beg: “Kaq shumë kanë rrejtë komunistat, sa vërej tashti në 1974 se, tue lexue dokumentat historike të botueme në këta 30 vjet, e tham sinqerisht, nuk gjej asnjë fakt historik të shkruem pa fallsifikime dhe shtrembnime, madje as, edhe vetë aktin e Pavarësisë në Vlonë me 28 Nandor 1912, até që kanë botue këta!”.
Falsifikatorët e historisë së lavdishme të Shqipnisë, ishin e mbesin bijtë e pandreqshëm të baballarve të vet!
Këte thanje të Cafo Beg Ulqinit ma mirë se kushdo e verteton edhe koha që po jetojmë e, që bijtë e kriminelave komunistë që dhunuene per 50 vjetë të shkreten Shqipni, sot jo vetem po e vorfnojnë por edhe po e shperbajnë, një akt i panjohun as në kohen e pushtimit gjatë otoman.
Cafo Beg ULQINI ishte një Shqiptar i vertetë, Atdhetar i perkushtuem dhe një prej Burrave të papersëritshem per tiparet e Tija të besës e mikpritjes. Kur menduem se shpetuem mbas vitit 1985, Vetem në Shkoder krimineli Ramiz Alia ka vra 182 Shqiptarë të Veriut…
Ky asht Trupi i pajetë i Pllumb Pëllumbit, vra në Hot (Shkoder) më 16 qershor 1990…
“Ramiz Alia kishte mundësi me ba gjak…’po nuk bani!” thonë “disa…”!
Prandej, edhe vazhdon me kenë edhe ky si “shokët, hero…”!!
Kurrë Shqiptarët nuk do të mësojnë të verteten historike!
Ma shumë as “nuk e dishrojnë”! Madje, as nuk i ban pershtypje!
Kudo që të veni kamben mendoni se komunizmi gjakatar ka hapë një Vorr!
Isha kurjoz me dijtë aty nga viti 1993 të verteten se, cila, asht arsyeja e vrasjes së njenit prej Fisit tim në vitin 1948.., të pakten si asht shkrue nder dokumenta?! U nisa e shkova në degë të punve të mbrendshme të Shkodres. I tregova rojes e ai thirri një oficer që kishte arkivin. Nuk vonoi erdhi e mbasi i shpjegova pse unë e kerkoj atë dokument, mbasi i pushkatuemi asht arrestue në nandorin e 1946 dhe vetem na asht njoftue nga roja e deres së hetuesisë Dulaç Lekiqi, ku ishte Kuvendi i Fretenëve i kthyem në burg se, dje me daten 11 Mars 1948, “asht pushkatue, dhe mos sillni ma ushqime!” Na nuk dijshim asgja ma shumë të dokumentueme deri në vitin 1992.
Shkueme në një zyrë ku nuk kishte njeri. U ula tek një tavolinë dhe aty oficeri X më solli një blok të trashë të pergatitun me disa fletore të lidhuna bashkë. Më shpjegoi se “këtu janë të gjithë emrat e Atyre personave që janë pushkatuar nga viti 1944 e deri në vitin 1991 edhe në kufi.”
E hapa dhe fillova me lexue emnin, emnin e babës, mbiemnin, data ose viti i ekzekutimit, simbas rendit alfabetit. Kishte rasë që shenohej fshati prej nga ishte kenë. Ndonjë kishte edhe vendin e ekzekutimit (në ndonjë rreth tjeter) kur nuk ishte pushkatue në Shkoder. Oficeri iku dhe më la vetem tue shikue Ata Emna të mjerë…
Gjatë leximit fillova me kujtue edhe “disa” që nga koha më ishin fshi fare nga kujtesa Emnat e Tyne, ose i kishe ndigjue si Fise. Nga fundi mu kujtuen edhe emnat e dy oficerave të ushtrisë që u dënuen krejt vonë, se gjoja kishin mendue me shkue nga Shkodra dhe me lirue të burgosunit e Spaçit etj., dhe u vrane. Nder të vramit në kufi njoha emnin e Dhuratës, vajzës Bahrije Manit, me të cilen kam punue (prill 1990) kur i vrane vajzen dhe sigurimi e pat varrosë tek Radio Shkodra. Listat vazhdonin me data dhe vendet ku janë vra deri vonë.Kjo per mue ishte e pakuptueshme mbasi në Shkoder na nuk kujtonim asnjë nga ata gjyqe!
Fillova me dyshue per ndonjë gabim shenimi mbasi kishte edhe disa emna qytetesh tjera si Permet, Vlorë, Pogradec, Sarandë etj., që ishin shenue aty dhe Emni i të vramit njihej se ishte nga Veriu. Erdhi oficeri dhe e pyeta tue i tregue të verteten se në Shkoder, në dhjetë vjetë që kanë kalue unë, nuk kujtoj asnjë nga këta Emna që janë këtu, perveç, Atyne kater që shpjegova ma naltë. I paraqita edhe variantin e ndonjë vrasjes në kufi, po këtu mbas vitit 1985 bahen edhe 182 të pushkatuem apo të vramë, që në Shkoder, “na as nuk i kemi ndigjue kurrë këta vrasje”!
Më shikoi dhe më besoj, se po i thojshe të verteten, nuk ngurroi fare me më tregue ate që as nuk më shkonte nder mend. Jam i bindun se këte e bani edhe nga keqardhja per ata vrasje!
“Këta Emra janë shumica djelmë të rinjë, po me biografi të keqe. Kur ishin ushtarë u dergonin në vende të largëta nga Shkodra. Atje disave u bëhej një gjyq “i thënçin” dhe gjyqi i dënonte me vdekje “per tentativë arratisje”, ose “veprimtari armiqësore”. Silleshin në fshatin e vet dhe prindërve u thohej: “Ka vra veten gabim, ose janë
vra duke luajtur, nga pakujdesia apo e ka vra një shoku i vet padashje, etj. Kështu, familja e persekutuar, duke mos mundur të kerkoi të verteten nga fshatrat e thella malore, apo fshatarë kulakë kanë humbur djalin!”
E kush i dha shpjegime atyne fatzezve që humbën loçkat e zemres së tyne?
E jam shumë i sigurtë se as sot Ata nuk e dijnë të verteten e vrasjes së tyne.
Unë kerkova At Mati Prennushin, per të cilin Dr. Pjeter Pepa shkruen: “Pader Matia asht jo vetem figurë e paster politike, por edhe kundershtar politik gjithmonë n’ aktivitet atdhetar kunder turqve, serbve, malazezve, monarkisë, pushtuesve italian, gjerman der te pushtuesit sllavo – komunist të 1944. Ka punue gjithmonë per
një shtet demokratik europjan”.
Gjithshka një “mister i panjohun” i fatkeqsive të sistemit komunist!
E pra, kjo asht “Historia e daltueme nder Gurt e pathyeshem të Rozafës”!
Melbourne, 24 Nandor 2023.