LUIGJ GURAKUQI BAJRAM CURRI
Luigj Gurakuqi u vra me 2 Mars 1925. Bajram Curri u vra me 25 Mars 1925
1946
CILA ISHTE DETYRA E
SEKSIONIT KATOLIK
PRANë DEGëS Së MBRENDSHME Të
QYTETIT Të SHKODRES,
I VETMI N’BOTë ?
-ZHDUKJA E PERJETëSHME EDHE E EMNAVE TË NDERUEM
Të VramĒ PARA 1944.
Vetem “historianët, dr…prof…e akademikët…” e Shqiptarëve të sotëm, mendojnë ose i kanë porositë “me mendue” se, Historia e Shqipnisë duhet shkrue “pa Burra”! Një prej tyne ishte Ever Hoxha. Sot ka edhe të tjerë…
Shpesh, mendoj me vete: “Atdhetarët tanë, u vranë krejt ‘kot’ per Shqipni!”
Si mund të mendohet sot mbas gati 100 vjetësh që janë vra Këta dy Burra, madje, kur thohet se, mbas 50 vjetësh “Historia” gjithnjë shkruhet pa pasione nga historianët…Gati gati, të dy Këto Figura të mëdha Atdhetare, aqsa edhe Heroike e të pasterta si biluri…po fshihen dhe as nuk zihen me gojë as nder pervjetorët e Atyne ngjarjeve, per të cilat Ata kanë dhanë jeten?! Kujt po i bie sot nder mend 100 vjetori që u vra Gurakuqi?
Kontributi i tyne per çeshtjen e madhe Atdhetare, lufta per çlirimin e Trojeve dhe e të gjitha Tokave të okupueme nga pushtuesit e huej barbar, ishte detyra e parë që këta dy Burra i kishin vue vetes. Po, a ktheheshin këta kreshnikë të Pavdekshem nga rruga në të cilen nuk njihnin asnjë hap mbrapa? – Asnjeni! Sikur t’i kishte ba një Nanë!
Vonë ka me u kuptue se të dy ishin Bijt’ e Një Nane, Nanës së Madhe Shqipni!Asnjeni nuk kishte ma të voglen deshirë per sundim… Asnjeni nuk thehej as me miqësi dhe as me pare ar, edhe pse këmishat e tyne i kishin të shkyeme… Asnjeni nuk njihte “marrveshje” në dam të çeshtjes kombtare, dhe këte e provoi koha dhe faktet e atyne rrethanave aq të vështira kur të dy rrefuzuen “rrushfetin”.
Cili prej Tyne nuk ishte Trim?
Mu në Parlamentin e vitit 1924, Luigj Gurakuqi deklaroi: “Né nuk vrasim, né jemi njerëz të ligjit!”…Kujt ua drejtoi këto fjalë Burrnore, Vllaznore e Shpirtnore Shqiptare?
Pikrisht, vrasësve dhe tradhëtarëve që në vend të shpirtit kishin “napolonin ar”! Në gjakun e tyne anadollak kishin pabesinë dhe shitjen e Tokave Shqiptare! E “Historia e Shqipnisë” mbas vitit 1912, e vertetoi këte tradhëti me Esad Pashen, Ahmet Zogun, e deri në ditët tona Ata Troje të shituna prej tyne, edhe sot, vazhdojnë me kenë të sundueme nga fqinjët e armiqtë shekullor të Popullit Shqiptar!
I Madhi Luigj Gurakuqi u vra me 2 Mars 1925. Ndersa Trimi Bajram Curri u vra me 25 Mars 1925…
Kush i vrau? – Per mos me u permendë vrasësit e Tyne, asht mendue “harresa”. Vrasjet politike asnjëherë nuk janë krye nga një person i vetem! Ky asht perkufizim që kam lexue nga studjues dhe politikan të mëdhej të kohës. Sikur Ahmet Zogu të kishte ba vetem këto dy vrasje, politikanët pasues që kanë veprue në gjurmët e tij (e shpesh, edhe ia kanë kalue), me vrasjet e veta këta të fundit, do të kishin krijue një moment “hutimi” ose “topitje” nder ngjarjet tragjike të asaj kohë.
Megjithë dokumentacionet e sakta të asaj kohe aq t’ errtë, jo vetem histoia e Shqipnisë po, edhe ajo Europjane, i verteton saktësisht vrasjet kriminale të kohës së Ahmet Zogollit, i cili kryesisht vrasjet e Shqiptarve i ka krye vetem e vetem per të sigurue kollltukun e vet personal.
Siguria e tij te paaftësia e qeverisjes demokratike e zhyti në rugen kriminale të mbajtjes së pushtetit me dhunë dhe vrasje mbas shpine, ashtu si para tij veproi edhe Esad Pashë Toptani, edhe ai tradhëtar i provuem me krime.
Asht kenë fat i madh që këta vrastarë Historia i provon me dokumentat e veta. SOT, “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, nuk na lejon me “harrue”…
Ja dokuenti origjinaal:
“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.
– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!…
Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”
=========================
Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani e Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).
***
E tragjedia vazhdon.., edhe nder ditët tona…
Nuk asht rastësi zhdukja e sa e sa dokumetave jo vetem nder arkive, po edhe nder zyre sekrete pa asnjë randsi ruejtje. Mjafton ai emen mos me kenë i siguruem per asnjë kohë!
Fatkeqësisht “Arkivat Shqiptare” po shfarosen per me realizue atë projekt antinjerzor të qeverisjes së “Rilindjes komuniste”, që po e kerkon me kamngulje qeveria e sotme antishqiptare Rama.
Presim Ringjalljen e të Vdekunve, me pa “një qeverisje tjeter”!
Edhe kjo “Shtëpi” duhej shembë!
Shtëpia ku ka lé Atdhetari Luigj Gurakuqi me 19 Shkurt 1879, Shkoder.
E PREMTE, 11 KORRIK 1924…
BAJRAM CURRI VJEN NË SHKODER…
KUTIA E DUHANIT E KRESHNIKUT BAJRAM CURRI …
Sa shumë mendime, kujtime, vuejtje e ofshamje, ndryen mbrendë kjo kuti. Ndoshta, edhe ndonjë buzqeshje e gëzim të Bajramit, por që të gjitha bashkë nuk dij a i bajnë 10 minuta në gjithë jeten e Tij…
Kam pasë një mik, të Ndjerin Pjerin Shestani…Erdhi një ditë tek unë…Mbas pak kohe nxori nga xhepi një kuti duhani…Ishte e vjetër dhe e nxime nga koha. Mendova se mos do me e pastrue por, jo! E hapi biseden: “Një përson do me e shitë këte kuti cigaresh, për nevojat e tij. Asht i familjes Marubi. Më ka thanë se, po mujte me e shitë 2000 lekë (të vjetra), më ban nderë mbasi aq i duhën atij për nevojën që ka..!” Unë kishe 2500 lekë që më kishin teprue nga të hollat e meremetimit të një unazës dhe, pa u mendue shumë për vlerën, ndonse, kutija ishte argjentit e veshun me suvat të zi, po ma tëpër, tue u nisë nga vjetërsia e saj mora paret dhe ia pagova kutinë e duhanit.
Ai më tha: “E gëzofsh Fritz, këte kuti duhanit! Ke ble një dishka me vlerë shumë të madhe! Nuk të tregova përpara sesi asht historia e kësaj kuti duhani! Në vitin 1924 kur ka ardhë në Shkoder, një nga Burrat e fortë të Shqipnisë Bajram Curri, Ai asht takue me Luigj Gurakuqin në shtëpinë e Kel Marubit, dhe mbasi kanë pi kafet e para, Bajrami i ka thanë Luigjit: “Luigj, më duket se nuk gaboj kur mendoj për ty se jé ndër trimat ma të fortë që kam mujtë me njohë në jeten teme. Kjo kuti duhanit qyshë sot asht e jotja!”… Dhe i ka falë këte kuti duhani. Kur më thanë se donë me e shitë, e mora dhe jam nisë direkt e tek ti, mbasi më vinte keq me ra në dorë të tjetër kujt, dishka me kaq vlerë!”
Unë e mora në dorë, por jo, si kuti duhani! Tashti kishe një rrelike! Dhe, si të tillë e kam pasë vlersue që ditën e parë, tue mendue se ndër duert e kujt kishte kalue ajo kuti! Përnjëherë më dolën parasyshë Portretët e Atyne dy Burrave, Atyne dy Atdhetarëve, që pushka e tradhëtarit i pat rrëzue përdhe…
Ata Trima nuk u kalbën.., asnjëherë! Ata u gurzuen si lisat shekullor… Burrnia e Atyne dy Shkambijve nuk vdes, por as nuk humbë kurrë…
Ajo, edhe sot, asht e ruejtun mbrenda Asaj kuti duhani..!
Shkoder, (1995).
Melbourne, 12 Gusht 2023.