Shtetet me të cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës lirisht mundë të themi janë më Multietnike se sa që është Kosova dhe nuk janë me Asociacion të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me 4%.
Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera , por që nuk kan komuna asnjë prej tyre.
Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të kenë Këshilla Nacionale për:
Romë, Ashkali, Egjiptian. Boshnjak, Turq, Goran, Malazias dhe Serbë.
Asociacioni i formuar dhe nënshkruar më datën 25 gusht të vitit 2015 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Isa MUSTAFA dhe nga homologu i tij Serb z.Aleksandër VUÇIQ, në Bruksel.
Ky Asociacion, është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale.
Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit të gjerë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës Serbë me 4%, nuk është dashur të formohet fare Asociacion i Komunave Serbe në Kosovë.
Në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat.
Marrim shembull Maqedonia e Veriut, nuk ka formuar Bashkësi të Komunave shqiptare.
Në Maqedonia të Veriut, e përbëjnë gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e Komunave udhëhiqen nga Shqiptarët.
Pastaj vazhdojmë Republika e Malit të Zi, nuk ka të formuar Bashkësi të Komunave shqiptare.
Edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që ka realisht pakica Serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35%, e përbëjnë Serbët këtë Republikë dhe nuk ka të formuar Asociacion.
Edhe Republika e Kroacisë, nuk ka të formuar bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtet kishte përpjekje dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësinë nga RSFJ-ja.
Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndarë dhe është krejt jofunksionale në Republikën Sërpska dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas marrëveshjes të mbajtur Dejton në vitin 1995.
Nëse është dashur të formohet Asociacione, Rajone, Krahina e të federalizohet është pikërisht Serbia, duke u bërë me Parlament dy Dhomësh.
Kështu ka Rajone e Krahina që ishin dalluar jo vetëm në ish ngrehinën e quajtur Jugosllavi por edhe më herët, si:
– Krahina e Vojvodinës, ishte Njësi Fedarative në kuadër të RSFJ-ës,
– Krahina e Sanxhaku, ka organizuar-mbajtur Referendum, më datën 25,26 dhe 27 tetor 1992,
– Krahina e Luginës së Preshevës, (Presheva,Medvegja,dhe Bujanoci),ka organizuar-mbajtur Referendum, më datën 1 e 2 mars 1992,ka patur kryengritje të armatosur përmesë luftës së UÇPMB-ës, dhe Marrëveshja e Konçulit, datë 21 maj 2021,
– Rajoni i banuar me Bullgarë, etj.
Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vetë Asociacion, kurse për rregullimin e tij të brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmes 21, Këshillave Nacionale e ka ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’.
Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Asociacion vetëm të pakicës Serbe.
*Autori, përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore mbi funksionimin e Këshillave Nacionale në Republikën e Serbisë.