Edhe 13 vjet prej kur, GJND-ja, autoriteti suprem në botë për të interpretuar të drejtën ndërkombëtare, dha mendimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk i ka shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare e as Rezolutën 1244 të OKB-së, vazhdon të injorohet ky mendim nga Bashkimi Evropian.
Jo vetëm Serbia, por edhe zyrtarë të BE-së dhe shtetet e saj anëtare vazhdojnë të flasin për “të drejtën ndërkombëtare” kur kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.
Dialogu, në të cilin Kosova hyri si pula pa kokë, pa qëllime të qarta, ndikoi që vëmendja nga njohjet pas mendimit të GJND-së të kthehet në nevojën që Kosova të pajtohet së pari me Serbinë, në mënyrë që të njihet pastaj nga të tjerët dhe të integrohet në strukturat ndërkombëtare.
Disa zyrtarë të BE-së, ndoshta të ndikuar nga eprorët e tyre që vijnë nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, vazhdojnë të përdorin termin “Deklarata unilaterale e pavarësisë së Kosovës”. Madje disa prej tyre shkojnë aq larg në biseda private, saqë thonë se “kjo shpallje e njëanshme e pavarësisë është burimi kryesor i të gjitha problemeve të sotme”.
Dhe kur i pyesim se pse përdorin termin “Shpallje e njëanshme e pavarësisë”, përgjigjen: “Sepse ka qenë e njëanshme, pasi nuk ka qenë në pajtim me Beogradin”. Pra, ata që deri më 22 korrik të vitit 2010 mbronin parimin se “nuk mund të krijohet një shtet në territorin e një shteti ekzistues pa pajtimin e atij shteti” vazhdojnë edhe sot ta kenë atë qëndrim. Një shkollë të tillë të të menduarit e kanë pasur, e le të thonë vetë nëse akoma e kanë apo jo, edhe përfaqësuesi i sotëm i lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Për këtë të fundit, kur Ministria e Jashtme të cilën ai e udhëhiqte kishte dërguar argumentet kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Hagë, një ish-diplomat i lartë i një vendi tjetër të BE-së me ironi pati thënë se “po shihet se ka studiuar në institutin shtetëror të Moskës!”. Ky argument ishte hedhur poshtë. Shumë shtete kishin argumentuar se gjatë historisë ka pasur shumë raste që shtete janë krijuar në territorin e një shteti ekzistues pa pajtimin e atij shteti. Kundër argumentit se Kosova nuk ka guxuar të shpallë pavarësinë pa pëlqimin e Beogradit ishte përmendur edhe rasti i shpalljes së pavarësisë së Kroacisë dhe Sllovenisë.
Për të mos shkuar më larg ishin përmendur pikërisht këto dy shtete. Kur në Zagreb dhe Lubjanë kishin shpallur pavarësinë, Beogradi, si kryeqytet i Jugosllavisë, nga e cila ato shkëputeshin, jo vetëm se ishte shprehur kundër, por kishte dërguar ushtrinë për t’i ndalur ato.
Kishin të drejtë të dërgonin argumentet e tyre kombëtare në GJND, ani pse nuk ishte e këndshme për BE-në që disa shtete të saj dolën krah Rusisë e Iranit kundër shumicës së shteteve anëtare për një çështje parimore, siç është e drejta ndërkombëtare dhe interpretimi i saj. Por pritej që pasi Gjykata ta jepte mendimin, ato ta respektonin atë mendim dhe të vepronin në bazë të tij.
Pra, thjesht të njohin pavarësinë e Kosovës dhe të mbështesin anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Pse jo, edhe Serbia, si nismëtare e këtij procesi në GJND, ishte dashur të pranonte mendimin dhe të shfrytëzonte rastin për ta njohur Kosovën dhe me këtë ta hiqte edhe nga vetja, e edhe nga të tjerët, një barrë të rëndë.
kombëtare në GJND, ani pse nuk ishte e këndshme për BE-në që disa shtete të saj dolën krah Rusisë e Iranit kundër shumicës së shteteve anëtare për një çështje parimore, siç është e drejta ndërkombëtare dhe interpretimi i saj. Por pritej që pasi Gjykata ta jepte mendimin, ato ta respektonin atë mendim dhe të vepronin në bazë të tij. Pra, thjesht të njohin pavarësinë e Kosovës dhe të mbështesin anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Pse jo, edhe Serbia, si nismëtare e këtij procesi në GJND, ishte dashur të pranonte mendimin dhe të shfrytëzonte rastin për ta njohur Kosovën dhe me këtë ta hiqte edhe nga vetja, e edhe nga të tjerët, një barrë të rëndë.
Serbia kërkoi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që çështja e shpalljes së pavarësisë së Kosovës të shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Pasi Kosova nuk ishte anëtare e OKB-së, ajo nuk mund të ishte pjesë e procesit, as të paditej nga Serbia e as të kërkonte njohjen e së drejtës së saj si subjektivitet ndërkombëtar. Shumë shtete që donin të ishin mike edhe me Serbinë, edhe me Kosovën iu lutën dhe ia tërhoqën vërejtjen Serbisë që të mos e dorëzonte këtë çështje në këtë gjykatë në Hagë.
Mendonin se kjo do të krijonte më shumë problem sesa që do t’i zgjidhte. Mendonin se ky është një veprim i drejtuar kundër shteteve sponsorizuese të pavarësisë së Kosovës. Por, Serbia nuk hoqi dorë dhe dorëzoi në Hagë kërkesën që GJND të japë mendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha një mendim aq pozitiv për Kosovën, saqë tash edhe Kosova, edhe shtetet që kanë njohur pavarësinë do të duhej t’i falënderoheshin Serbisë. GJND-ja u shpreh se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk i shkel të drejtën ndërkombëtare e as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila e kishte vënë Kosovën jashtë juridiksionit të Serbisë, nën administrimin ndërkombëtar, me hapjen e rrugës që ndërkohë të caktohet statusi final i Kosovës.
Pas mendimit të GJND-së pritej të kishte një “Tsunami njohjesh”, që dukej logjike pasi shumë shtete argumentonin qëndrimet e tyre kundër njohjes së Kosovës me respektimin e Së drejtës ndërkombëtare. Tash ky argument ishte zhdukur, sepse nuk ka ndonjë autoritet më të lartë në botë për interpretimin e së drejtës ndërkombëtare sesa që është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Dhe kur kjo gjykatë thotë se shpallja e pavarësisë nuk ka qenë në kundërshtim me këtë të drejtë, atëherë s’ka çfarë të thonë shtetet si Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rusia, Irani apo Rumania.
13 vjet prej kur GJND-ja, autoriteti suprem në botë për të interpretuar të drejtën ndërkombëtare, dha mendimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk i ka shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare e as Rezolutën 1244 të OKB-së, vazhdon të injorohet ky mendim nga Bashkimi Evropian.
Jo vetëm Serbia, por edhe zyrtarë të BE-së dhe shtetet e saj anëtare vazhdojnë të flasin për “të drejtën ndërkombëtare” kur kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Dialogu në të cilin Kosova hyri si pula pa kokë, pa qëllime të qarta, ndikoi që vëmendja nga njohjet pas mendimit të GJND-së të kthehet në nevojën që Kosova të pajtohet së pari me Serbinë, në mënyrë që të njihet pastaj nga të tjerët dhe të integrohet në strukturat ndërkombëtare.
Në vend që të ndihmojë Kosovën në rritjen e njohjeve, dialogu i Brukselit ndihmoi Serbinë në pengimin e tyre e madje edhe në arritjen e disa çnjohjeve. Si rezultat i dialogut nuk ndodhi asnjë tërheqje e Serbisë, e as e kundërshtarëve kryesorë të tjerë të pavarësisë, nga qëndrimi kundër anëtarësimit të Kosovës në nismat ndërkombëtare. Shembull më i mirë, apo më i keq, ishte dështimi i Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO. Ky ishte një dështim i madh i Kosovës, sepse humbi edhe për shkak se nuk i kishte siguruar votat as nga disa shtete që e kanë njohur.
Sikur në shumë raste të tjera edhe ky mendim i GJND-së në masë të madhe mbeti si një rast i pashfrytëzuar për Kosovën. E dialogu i Brukselit, edhe nëse ringjallet ajo që quhet “marrëveshje” e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në shkurt të këtij viti, e ka normalizuar mosnjohjen dhe e ka shtyrë për një kohë të pacaktuar nevojën e njohjes së ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë.
Sa për “Deklaratën unilaterale të pavarësisë”, të gjitha deklaratat e pavarësisë janë nga natyra unilaterale, sepse një vend deklaron pavarësinë e vetvetes. Mëvetësinë. Por vështirë të ketë deklarata më pak unilaterale të pavarësisë së një vendi sesa ajo e Kosovës. Kjo deklaratë erdhi si rezultat i një procesi politik ndërkombëtar, në bazë të propozimit që doli nga ai proces dhe jo vetëm përmbajtja, por edhe logjistika e simbolika u koordinuan ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Kjo është diçka që bëhen kinse e kanë harruar edhe në BE duke luajtur rolin e një “lehtësuesi të paanshëm” që ka “qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës”. E Serbia, me shumë sukses, këtë qëndrim të BE-së dhe dialogun po i shfrytëzon për të bindur vende të shumta të botës se “Çështja e Kosovës nuk është zgjidhur, pasi për këtë po zhvillohet dialogu në Bruksel”.
Marrë nga “Koha Ditore”