Thonë se”Robinson Kruso” duke u bërë mik, si dhe duke vënë raporte të shkëlqyera me atë “Nomadin fisnik” të Daniel Defosë, kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqet e ndryshme fetare, kulturore, politike dhe artistike të kontinentit plak.
Monteskje, ndërkaq, me anë të “Letrave Persiane”, do ia mundësonte edhe një të padituri ose paarsimuari që të vështronte dhe analizonte asokohe në menyrë kritike mbi të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike të kontinentit plak.
Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm “figurat supreme” ose “madhështore” që i “zotërojnë” ose “komandojnë” sot edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me “gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit”! Mbase, kokat e përulura, të nënshtruara që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së huaj sundimtare ose eokupatore në domenin (kontekstin) konceptual , ideologjikë etj. E sidomos kokat e përulura (nështruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.
Kjo mund të ndodhë vetëm në shtetet ose shoqëritë pseudomoderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë propagandistike”, e sidomos asaj politike, diplomatike, mediale ose propagandistike.Kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie dhe praktike shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera, parime, postulime dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos në Kosovë, ku ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), fetare, kulturore, patriotike etj.
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar, edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka ndikime, reflektime ose influenca të shumëta eksterne ose eksplikative, duke iu përshtatur në një masë të madhe ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Se këndejmi, sipas profesorit (akademikut), filozofi ose mendimtari të shquar anglez (Bertrand Rasell): Duhet të keni shumë kujdes nëse lexoni libra ose vepra të ndryshme mbi luftën, politikën, historinë, shendetin, medicinën, religjionin etj…Sepse, mund të vdisni vet, si dhe t’i vrisni të tjerët, vetëm për një gabim të vogël shtypi, nëse nuk i keni kuptuar ato si duhet.
“Së pari, duhet të kini (keni) një qëllim ose objektivë të qartë, së dyti, duhet t’i gjëni ose zbuloni mjetët për të arritur qëllimin që i justifikon mjetët, dhe së treti, duhet t’i përshtasni mjetët me qëllimet tuaja.”( Aristoteli)
“Nëse faktët dhe realitetët, nuk përputhën (përshtatën) me qëllimet, idealet dhe vizionet tuaja, atëherë ndryshoni mjetët (instrumentët) dhe faktët.” (Friedrich Nietzsche)
Në të kundërten, shtetët dhe pushtetët e ndryshme sipas Volterit dhe Hobsit, duhet të kenë edhe barinj, edhe dele, edhe kasapë.
Kosova dhe shqiptarët, duhet liruar (çliruar) nga frika njëherë e përgjithmonë.
“I vetmi burg i vërtetë është frika, dhe e vetmja liri e vërtetë është liria (clirimi) nga frika”. (Aung San Suu Kyi)
Në Kosovë ndërkaq, prej respektit ose dashurisë së frikëshme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar ose glorifikuar, ndjekësit (shtypësit) dhe viktimat e tyre vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.
Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës së tij.
Ndryshe nga kjo, Erich From në veprën e tij me titull “Ikje nga Liria”, pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.
Prandaj, të gjithë ne sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë, ku secili prej nesh sikur është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, të cilën Jung e quan kolektive.
Në një pandërgjegjshmëri të atillë individuale dhe kolektive, ekzistojnë edhe shpërthimet, instiktèt ose emocionet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike) nga njëra anë, si dhe instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuara dhe hetuara nga Frojd dhe nga Adler nga ana tjetër.
Pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo mbi arketipet (gjurmët).
Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive: shprehen ose manifestohen në “ëndërra të mëdha”, të rralla, të pasura me mite, toteme, epose dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara nga individët, ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme ose brenda nesh. (mitomania ose grandomania kosovare mbi Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Xhelal Sveçlen, Besnik Bislimin etj.)
U mor vesh se në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, semiologjike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.
Fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë.
Natyrisht se kjo mund të quhet egopati, egomani, apo “shizofreni (skizofreni) e butë” ose fillestare, përderisa personi ose indivit nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin.
U mor vesh se e gjithë filozofia politike, diplomatike, gazetareske, analitike ose publicistike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit….Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin.
Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori…
Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontradiktore, banale ose fataliste.
Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose kulturogët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre normale dhe racionale.
ShBA-s dhe të tjerët që e kanë mbrojtur dhe shpëtuar dikur Rusinë nga kolapsi (kolabimi) dhe bankroti total në të dyja luftërat e mëdha botërore, me në fund e kanë analizuar, studiuar dhe kuptuar mundësinë e debaklit ose humbjes totale ose absolute të luftës në Ukrainë ku kane investuar me qindra milarda, biliarda ose treliarda euro ose dollar amerikan.
Bota jonë (e sidomos ajo shqiptare ose kosovsre) sikur po tkurret dhe zventohet. vazhdimisht E sidomos hapësira jetësore ose gjeografike e shqiptarëve, veç për t’i mbajtur në pushtet klikat ose kastat e ndryshme klpektokrate, bastarde dhe hibride. Ndërkaq, shkenca dhe teknika ose teknologjitë e larta ushtarake ose luftarake, akoma janë të pakapshme, të paarritshme ose të paprekshme, imagjinare ose fiktive për shqiptarët ose popujt e vegjël.
Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj..? Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit shqiptar ? Shkenca dhe teknika (teknologjia) e lartë ushtarake (luftarake), petrokemike, biokimike, farmaceotike, molekulare, nukleare ose atomike, në instancë të fundit, nuk komunikojnë më fare me ne.
Ndërkohë që shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia. Mos harroni!
U mor vesh se edukata dhe kultura e lartë shkencore dhe humaniste, vazhdimisht sikur kanë humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjës së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë politike, ushtarake, industriale, ekonomike etj..
Ndaj, për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politologjia, politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor? Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.
Në Kosovë njerëzit çdo ditë jetojnë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin e njohur objektiv dhe subjektiv…S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo për njeriun e sotëm shqiptar ose kosovar. Në anën tjetër ndërkaq, zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin e sëcilit veç e veç. Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe rrobotizojnë madje, edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë….Dhe, kjo është “blasfemi industriale ose teknologjike”! Apo…?! Duke
Ndaj, Presidenti Trump deshiron t´i ndryshoi gjerat per se mbari. Duke u dhene fund kaosit, konfuzionit dhe anarkise.
Tek e fundit, kush janë, Kosova dhe shqiptaret, me i zgjidhur çështjet ose problemet e moçme fetare, kulturore, ushtarake (luftarake),historike, shtetrore, nacionale, politike dhe juridike të Europës dhe të tjerëve….?!
Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive ku neurokirurgjia, neurokimia ose neurobiologjia astrale, interstelare ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe “gjuhën e Zotërave ose Perëndive” së bashku me gjuhën e alienëve ose jashtëtokësorëve….!? Ndërkaq, shqiptarët e shkretë, akoma nuk e njohin dhenuk e kuptojnë njëri tjetrin në gjuhën e tyre amtare.
Shqiptarët e moçëm dhe të vërtetë dikur hasmin ose gjaksorin (armikun) me paratë ose shpenzimet e veta, e kanë nxjerrur nga burgu, duke ia mbajtur ose ushqyer edhe familjen e tij sa ishte në burg….Dhe, në fund me “plumb qorr” në lule të ballit, e kanë vrarë dhe nxjerrur gjakun.
Boshti i etikës shkencore, kulturore, informative, politike dhe diplomatike, qëndron tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve. Ndërkaq, për të pasur një shtrirje të përgjithshme (globale ose universale), arti, kultura, informimi, letërsia, politika e jashtme ose diplomacia, duhet të jenë të kualifikuara, profesionale, intelektuale, intelegjente, komparative, analogjike, komprehensive, kontemplative, komplementare, suplementare, shkencore ose humaniste…Të ngritura, projektuara dhe mbështetura në ndërkohë në ngritjen ose ndërtimin e një etike dhe filozofie globale ose universale në domenin ose kontekstin e një narrativi, gjakimi dhe vizioni të njohur për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale. Kjo i duhet Kosovës për çastin ose momentin.
Të kesh sy, dhe të mos kesh tru (mend), nderë, moral, dinjitet, shikim, ideal, vizion dhe narracion, kjo është me e keqe dhe me e rëndë se vdekja, robëria dhe verbëria. Kjo është humbje ose zbritje maksimale e respektit, vlerës dhe auotiritetit të njeriut.
Mos harroni se lirinë dhe pavarësinë e Kosovës i kemi fituar kryesisht me nidihmen e SHBA-s, Gjermanisë, Anglisë (Britanisë së Madhe), Italisë, Francës, Austrisë, e sidomos Kroacisë. Ndaj Kryeministri Kurti dhe i tërë lidershipi i Kosovës, duhet njohur, respektuar dhe zbatuar rrregullat dhe kërkesat e tyre. Rrugë ose alternativë tjetër nuk ka. Jemi të varur komplet prej tyre.
Kështu që Kosova duhet shfrytëzuar, maksimalish këto përparësi ose beneficione të jashtme së bashku me vlerat, resursët, potencialet dhe kapacitetët e brendshme.
Kosovës sikur i mungon narrativi (narracioni) dhe fuqia e njiohur nxitëse, kreative dhe stimuluese e elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike, e cila do duhet të shquhej dhe karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues, skrupuloz dhe patriotik, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eksperimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize. Atje si duket ka perballje te pamëshirmshme, infernale ose apokaliptike në mes vlerave dhe antivlerave. Aty zatën si duket e sigurojnë strehen ose audiencen e tyre forcat e ndryshme retrograde, diabolike, paradoksale, reaksionare dhe anakronike. Ndonëse, shtetin, lrinë dhe pavarësinë tonë individuale dhe kolektive, gjithëmonë duhet matur, çmuar dhe vlerësuar në bazë të luftës dhe sakrificave të njohura individuale dhe kolektive, e jo në bazë të interesave të ndryshme politike, partiake, pushtetmbajtëse ose karieriste të grupit, personit ose individit. E sidomos vlerat e njohura të luftës së lavdishme të UÇK-së.
U mor vesh se luftërat e njohura çlirimtare dhe patritiotik, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e UÇK-s, janë shumë të rëndësishme, esenciale, kruciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti. Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë vendosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë. Janë fronti i lutës ose fusha e nderit së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e aq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencë, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombëve dhe shtetëve. Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitorët e mëdha së bashku me harat ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, etnike, politike, historike etj.
Ndërkohë që luftërat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike siç ishte lufta e e UÇK-së: Nuk na mësojnë kurrë t’i duam pushtuesit e deridjeshëm, apo armiqtë e ndryshëm shekullor ose gjakatar, por t’ i urrejmë ose injorojmë format, metodat, projektët ose planimetritë e ndryshme makabre e funebre- kundër nesh si individ dhe kolektivitet.
Se këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (femijët) e parë të një kombi dhe shteti: E kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradoksëve, naivitetëve ose padrejtësive të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike e tjera nga e kaluara. Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose deshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmerinë e kombit.”
Presidenti Trump në radhë të parë deshiron të sjellë rregull, qetësi, urtësi, vigjilencë dhe maturi në veprimët dhe reagimet tona individuale dhe kolektive. E sidomos për të kapërcyer “ylberin politik” përtej asaj “anës tjetër” faustiane ku njerëzit ose politikanët e ndryshëm ditorë ose periodikë, bëhen të “përjetshëm” duke e sharë dhe luftuar Serbine me fjalë boshe, apo retorika dhe oratori te “zjarrta revolucionare dhe populiste” qe i shparaloon ose davarise mengjesi.
Sidoqoftë, popujt (kombet) dhe shtetët e ndryshme, sipas filozofisë kristiane dhe asaj arabe ose muslimane, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, vazhdimisht iu nënshtrohen eklipsëve ose procesëve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehët) drita e bekuar e Zotit. Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenealogjisë së popullit (kombit) dhe gjenialitetit të Zotit (Hyjit) dhe natyrës.
Pa i harruar këtu edhe hipotezen ose teorinë gjenerale, te posacme (specifike), personale etj. se bashku me strategjine mbrojtese, konkuruse dhe menaxhuese-ndaj kanosjes, pasigurise dhe befasise etj.
Komentet