Edi Rama mori në mbrojtje Saimir Tahirin, gjatë ceremonisë për aplikantët e shkollës bazë të policisë. Duke e përshkruar Saimir Tahirin me një hero, që goditi Lazaratin, Rama i shpjegoi sulmet ndaj tij, me politikanë dhe media që financohen nga droga. “Lazarati ishte shume me teper se ai bari magjik, apo sesa disa gangster lokalë me automatik qe i bënë rezistencë për 5 apo 6 ditë policisë së shtetit. Lazarati ishte një bankë e parasë së zezë, që qarkullonte miliarda dhe djegia e plantacioneve të barit magjik, arrestimi i atyre gangove lokalë ishte vetëm pjesa e dukshme. Ndërkohë që ato flakë dogjën një bankë, paratë e së cilës nuk qarkullojnë më. Dhe ato që përfitonin ato miliarda, kanë humbur miliarda, por nuk kanë humbur fuqinë e tyre për të luftuar me maskat e politikës, e medias dhe me zërin që krimi ia merr politikës, ia merr segmenteve të tjera për të folur në emër të tij, duke e përbaltur” u tha Rama policëve të ardhshëm.
Kryeministri foli si pa të keq, për politikanë dhe media që financohen nga paratë e drogës dhe që guxojnë t’i kundërvihen Ministrit të Brendshëm. Në çdo vend normal, kjo do të ishte një dekaratë e rëndë, por akoma më i rëndë bëhet fakti se përse kryeministri nuk denoncon me emra dhe fakte, kur ka informacion. Një shpjegim tjetër është se deklaratat e Ramës janë deduksion i thjeshtë. Atëherë duhet llogaritur se trafiku i drogës ende vazhdon. Për pasojë rezulton se mediat që sot lavdërojnë Saimir Tahirin, kanë si burim financimi paratë e drogës që trafikohet drejt perëndimit.
Komentet