Millosh Gjergj Nikollës
Përjetojnë dhe brengat e tua
që të tjerët nuk i njohën
përkthejnë dhe heshtjen e nënës
janë krushqit e enigmës në buzët naive,
syri i poetëve pjek qershitë dhe kulaçin
që syri ynë ngjethet kur i prek.
Prekin edhe ato plagë torturonjëse
që ne të tjerët s’i ndiejmë,
lajmojnë edhe ato luftëra
që ne s’i parashikojmë dot
për shkak të mjerimit mendor
për shkak të mosdashjes së dikujt.
Me ballin e mrrylur largohen poetët
Dhe për këtë shkak shuhen vrik.
Tashmë janë pak e më pak
ata që ende nuk e dinë
se poetët lezojnë më shumë se një jetë
brenda në ditën tonë të vockël,
pergjaken tek ringrenë themele triumfesh
e na thonë pse i kishin brejtur minjtë.
Poetët janë më të përgjakur se vetë heronjtë.
Jemi bukurisht pak e më pak
ne që ende nuk e kuptojmë
pse asnjë anije kozmike nuk mbërriti
ku nuk pati bujtur fantazija e poetëve,
sepse ata janë kryefjala e amshuar e tingullit.
Dhe mbikryefjalë e vetë njeriut,
metaforë e mrrylur largohen të pakryer
edhe për këtë shkak, mbase shuhen vrik.
Komentet