Voal – Që Partia Demokratike është e tredhur nga LSI dhe Ilir Meta, ky është një fakt që e pranojnë edhe mediat pranë opozitës.
Këtë e tregon edhe rasti më i fundit me Klement Balilin.
Berisha dhe të gjithë zyrtarët e PD-së dalin dhe e denoncojnë atë disa herë në ditë, si të lidhur me PS-në, ndërkohë që e vërteta është ndryshe.
Lapsi.al shkruan se opozita po bëhet qesharake.
“Opozita shqiptare po rrezikon të bëhet qesharake, jo për faktin se ndonjëherë, gabimisht, mund ti qëllojë të thotë gënjeshtra (kjo ndodh me çdo opozitë), por sepse me ndërgjegjje të plotë ka vendosur të prodhojë gjysëm të vërteta.
Historia e fundit më flagrante është ngjarja që PD, po prodhon me Eskobarin e Ballkanit. Ndërkohë që të gjithë në jug e dinë se Klement Balili ishte punësuar në shtet si përfaqësues i LSI-së; që kryebashkiaku i Delvinës, nga i njëjti fis, është po i LSI-së; që një tjetër person i familjes është kordinatori lokal i kësaj partie, pra kur të gjitha këto dihen, PD-ja bën sikur ato fakte nuk ekzistojnë.
Nga tribuna e selisë blu, parakalojnë njëri pas tjetrit protagonistët opozitarë për të bindur shqiptarët se Balili është i Koços, i Tahirit, apo siç shkroi Berisha në fund në Facebook, i vetë Edi Ramës.
Në fakt askush nga këta nuk mund të fshihet nga përgjegjësia. Edi Rama që i ka servirur zgjedhesve si kandidatë të tillë njerëz, Koço ka bërë fushatë bashkë me ta dhe Tahirit “i ikin” të kërkuarit në drejtim të paditur.
Por ajo që shqetëson më shumë është fakti se përpos tyre, PD-ja fsheh në mënyrë të turpshme nga denoncimi, lidhjet e këij klani me LSI-në”, shkruan Lapsi.al.
“PD e shikon Ilir Metën si njeriun e vetëm që mund të pengojë fobinë më të madhe të Berishës: miratimin përmes reformës në drejtësi të prokurorisë dhe gjykatave për luftën kundër korrupsionit të politikanëve të lartë. Kreu i LSI-së e ka garantuar publikisht PD-në se ai nuk voton një reformë që nuk është konsensuale. Por nga ana tjetër ai e ka garantuar atë nën rrogoz, se nuk do të pranojë as kalimin e një reforme me vota të shitura parlamentarësh.
Dhe ky është çmimi me të cilin ai ka blerë paqen e PD-së.
Natyrisht me çmimin e madh të mosdenoncimit të njërës prej pjesëve më të errëta të pushtetit dhe mbi të gjitha me atë të diskretitimit të kauzave opozitare”, vijon më tej Lapsi.al.
Por, ndryshe nga sa shkruan Lapsi.al, në fakt arsyeja përse Berisha dhe sejmenët e tij në Partinë Demokratike nuk e përmendin LSI-në dhe Ilir Metën, është tjetër.
Zgjedhjet e ardhshme janë në prag dhe PD e ka të sigurtë humbjen.
Për këtë arsye, ajo prej kohësh është duke punuar që të bëjë diversion, në mënyrë që të përçajë koalicionin PS-LSI dhe më pas të bëjnë koalicion sërish me Metën.
Berisha dhe PD e dinë se të paktën edhe në zgjedhjet e ardhshme nuk fitojnë dot dhe gjithë shpresat për t’u rikthyer në pushtet, i kanë varur pikërisht tek Ilir Meta.
Komentet