Pse Misioni i Republikës së Shqipërisë pranë OKB Gjenevë i vendos makinës private të një nënshtetaseje zviceriane targa CD “makinë zyrtare”?!
Punonjësja e Misionit të RSh në OKB Gjenevë Dorina Xhixho, në vitin 2014 ka marrë nënshetësinë zviceriane dhe bazuar në Ligj, në momentin e marrjes së nënshtetësisë, u zhvesh para shtetit Zvicerian nga statusi i diplomatit në Misionin e Shqipërisë, për rrjedhojë dorëzoi kartën e legjitimitetit të diplomatit pranë Swiss Mission, dorëzoi targat CD të diplomatit të makinës së saj private (Mini Cooper), duke mos qenë më diplomate e akredituar në Zvicër.
Por, në të njëjtin vit 2014, ndodh diçka e çuditshme dhe e kundërligjshme. Misioni i Republikës së Shqipërisë, mes një Note Verbale të Ambasadores, bën kërkesë që e njëjta makinë private (Mini Cooper), pronë e ish diplomats Dorina Xhixho, të regjistrohet si makinë zyrtare (official vechicle) pranë zyrave të automobilave në Gjenevë dhe t’ivendosen targa CD “makinë zyrtare”(CD GE 2-125).
Posedues i kësaj makine në Lejën e Qarkullimit të makinës figuronte Misioni i RSh në OKB Gjenevë. Si dhe pse u bë diçka e tillë prej shefes së Misionit, Nota Verbale e së cilës ndodhet në zyrat e automobilave në Gjenevë?! Pse i duheshin kësaj makine private me patjetër targa zyrtare diplomatike?
Pse kjo makinë duhej të dukej në rrugët e Gjenevës, Zvicrës dhe Europës si makinë shtetërore shqiptare?!
Kjo shkelje flagrante e ligjit u bë publike në shtypin dhe media-n shqiptare, qysh prej muajit korrik 2016. Pas nje seri pubikimesh në gazeta dhe portale shqiptare, ambasadorja e Misionit mes një tjetër Note Verbale, kërkoi heqjen e targës CD “makinë zyrtare”nga kjo makinë pronë e Dorina Xhixhos dhe e ç’regjistroi atë. Më pas, kjo makinë u regjistrua sërish në emër të pronares së saj Dorina Xhixho, si një makinë civile e një nënshtetaseje zviceriane me targën GE-820960.
Bazuar në Manualin e Makinave me targë diplomatike, nënshtetasit zvicerianë ndalohet të drejtojnë automjet me targa dipomatike.
Gjithçka është kryer pa dijeninë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Pse?
***
Për informacion si më poshtë Rregullorja: Kush mund të drejtojë ose jo një makinë me targa CD në Zvicër.
https://www.eda.admin.ch/missions/mission-onu-geneve/en/home/manual-regime-privileges-and-immunities/introduction/manual-vehicles/driving-cd-vehicle.htm
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2017/02/16443539_10211909584284374_409033028_n.png)
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2017/02/16463731_10211889839150758_8977253018453797982_o-1.jpg)
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2017/02/3.jpg)
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2017/02/16426360_10211909583164346_616231370_n.jpg)
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2017/02/16443454_10211909584204372_1049179321_n.jpg)
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2017/02/16443458_10211909584044368_1988971194_n.jpg)
Komentet