Pse më premtove ditë kaq të bukur,
Më bëre që të dilja veshur lehtë,
Kur një stuhi me shi më zuri rrugës,
Shkëlqimin tënd me terr mbuluan retë.
S’mjafton që retë prapë i shpërtheve
Për të më tharë trupin e fytyrën.
S’e quajmë të mirë mjekun neve,
Kur plagën ai shëron, por jo munxyrën.
As turpi yt s’e zhduk trishtimin tim,
Dhe pse pendohe, prapë i humbur jam.
S’i sjell keqardhja e fyesit lehtësim
Atij që fyerjet si një kryq i mban.
Por loti yt si perlë dashurie
Ma zhduk çdo gjurmë a vepër ligësie.
Komentet