Ti kthehemi edhe një herë temës pse Kosova nuk u pranua në Këshillin Evropës?Pse ndodhi ndryshim radikal i disa shteteve të BE-së, të cilat kishin premtuar që Kosova të bëhët pjesë e këtij organizmi ndërkombëtar?Të shkojmë pakë sa radhazi. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (KE) në seancën plenare në Strasburg miratoi me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime opinionin pozitiv për anëtarësimin e Kosovës, të hartuar nga raportuesja, deputetja greke Theodora Dora Bakojanis.Kjo deklaroj më këtë rast, së Kosova është demokraci funksionale, e cila ka siguruar edhe liritë fundamentale të të drejtave të njeriut, duke i plotësuar kushter për pranim.Drafti ishte miraur nga Komisioni për Politikë të Jashtme, e më vonë Komisoni për Çeshtje Juridke dhe të Drejtave të Njeriut, kishte miratuar opinionin për aplikimin e Kosovës.Gjasat për tu pranuar Kosova në Këshillin e Evropës ishin, por ndryshuan qëndrim në hapin e fundit, Franca si sponzor kryesoor , pastaj Gjermania dhe Italia .Duhet thënë këtu së Kosova ka pasur shpresa të mëdha, pasi Rusia u dëbua nga Këshilli i Evropës pas ndërhyrjës ushtarake në Ukrainë në vitin 2022.Më të drejtë Kosova kësaj radhe u zhgenye në miqët e saj të Evropës, kur pritej së do të bëhej anëtare e re, në 75 vjetorin e kësaj organizate , ku nga 46 shtetet anëtare vetëm 12 prej tyre nuk e kishin njohur pavarësinë e Kosovës.Ishin dy të tretat e shumicës , për të vendos pro, por kjo gjë shkojë huq.Presidenti i Serbisë, pas dritës jeshile nga Asambeleja e Këshillit, në vizitën e tij në Francë kishte dëklaruar , së shpresat për të stopuar Kosovën në inkuadrim në Këshillin e Evropës, kishte marrë nga presidenti Emanuel Macron, që Kosova duhet paraprakisht të plotëson kushtin e implementimit të Asociaacionit të Komunave më shumicë serbe të derguar nga BE-ja.Nese Kosova nga këto shtete është pranuar si shtet, atëherë shtetet në fjalë ishte dashur të përmbushin detyrimin, duke konfirmuar subjektivitetin juridik ndërkombëtar të Kosovës, duke e bërë Kosovën pjesë jo vetëm të Këshillit të Evropës, por edhe të qdo organizmi tjetër ndërkombëtar.A është në pyetje frika nga Putin dhe Vuqiqi , si mundësi e eskalimit të situatës më luftë në rajon, apo në pyetje janë interesat e reja gjeopolitike dhe gjestrategjike do të tregon së shpejti koha? Duhet theksuar kur jemi këtu, së Qeveria e Kosovës, bëri kompromis të madh me një vendim të mëhershem për të pranuar që Manastiri i Deqanit , dhe 24 hektarët toke të regjistrohen në librat kadastralë të tij, që ishte edhe kërkesë e raportueses për pranim të Kosovës , Dora Bokojanis.Tre shtetet e Kuintit, ”harruan’ së Serbia edhe pse përmës Vuqiqit, kishte marrë obligim për zbatim të marrrveshjës së Brukselit dhe të aneks marrveshjës të Ohrit, ajo nuk po i zbaton, siq kishte marrveshje në Bruksel për mos lobim që Kosova të inkuadrohet në organizatat ndërkombëtare, kështu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.Formimi apo jo i ndonjë forme të asociacionit pa kompetnca ekzekutive , është çështje e juridiksionit të mbrendshem të Kosovës, dhe nuk kishte të bëjë më pranimin e saj në Këshillin e Evropës.Duket tashmë qartazi së apelet nga Serbia për mos pranim dhe kërcënimet e saja që do të dalë ngë Këshilli i Eropës dhe lobimi përmës grupit punues serb, në krye më Ivica Daciqin, e dhanë pa të drejtë rezultatin pro lobimit të eger serb.Per fat kështu nuk ndodhi në avansimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në NATO, ku këtyre ditëve u bëmë anëtare e asociuar e kësaj strukture ushtarake , si obrellë e ardhshme mbrojtjeje nga hegjemonia ruso-serbe në Ballkan.